• сабота, 16 мај 2026

Zjarre në Vaksincë dhe Arbanashkë, janë djegur rreth njëzet hektarë pyje

Zjarre në Vaksincë dhe Arbanashkë, janë djegur rreth njëzet hektarë pyje

Kumanovë, 28 prill 2026 (MIA) - Njësia Territoriale e Zjarrëfikësve (NJTZ) e Kumanovës gjatë ditës së djeshme ka ndërhyrë në dy zjarre në hapësira të hapura. Ndërhyrja e parë ka qenë në fshatinë Vaksincë, ku nga ora 15:15 deri në orën 23:40, me një automjet të zjarrfikësve dhe katër zjarrëfikës, është shuar një zjarr që kishte përfshirë një pyll me pisha dhe lisa, njoftoi sot QRMK Kumanovë. Nga Ndërmarrja pyjore e Kumanovës informojnë se nga ora 13:20 ekipet e tyre me katër pylltarë kanë qenë të angazhuar në vendngjarje. Zjarri është lokalizuar në orën 19:53 dhe sipas vlerësimeve fillestare janë djegur dhjetë hektarë, ku më së shumti është përfshirë pylli me pisha i vjetër rreth 40 vjet.

Në shuarjen e zjarrit në territorin e Arbanashkës nga zjarrëfikësit e NJTZ Nagoriçan i Vjetër, të cilët kanë ndërhyrë nga ora 13:00 deri në orën 02:15 pas mesnate me tre automjete dhe nëntë zjarrfikës. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe më të madhe prej rreth dhjetë hektarësh, me dru të thatë të djegur nga ahu, bredha në tokën shtetërore. Në ndërhyrje është përfshirë NJTZ Kumanovë nga ora 17:00 deri në orën 23:55, ku me autormjet dhe katër zjarrëfikës është shuar zjarri në dru ahu të prerë më parë dhe degë. 

Për shkak të terrenit të pakalueshëm, i cili ndodhet në një gropë dhe është vështirë i arritshëm, zjarri është shuar manualisht me pompa shpine. Edhe pse zjarri është vënë nën kontroll, ai ende është aktiv, ndërsa aktualisht digjen trungje ahu me diametër rreth një metër, për shuarjen e plotë të të cilave do të nevojitet kohë shtesë.

Në ndërhyrje kanë marrë pjesë edhe dy punonjës nga Ndërmarrja Pyjore e Kumanovës me një automjet. qa/

Foto: NJTZ Nagoriçani i Vjetër

 

Остани поврзан