• понеделник, 24 јуни 2024

Zjarr në atarin e fshatit Ulanci, po digjet bar i thatë dhe grurë

Zjarr në atarin e fshatit Ulanci, po digjet bar i thatë dhe grurë

Shkup, 23 qershor 2024 (MIA) - Qendra për menaxhim me kriza sot pasdite informoi për zjarr në ambient të hapur në atarin e fshatit Ulanci, në komunën Gradsko, ku po digjet bar i thatë dhe grurë. Në terren po intervenojnë tetë zjarrfikës me dy automjete zjarrfikëse.

"Po intervenojnë NJZT Veles me katër zjarrfikës dhe një automjet. Është kapluar sipërfaqe me bar të thatë dhe grurë. Plotësisht është kërkuar ndihmë nga ana e NJZT Veles me edhe një ekip prej katër zjarrfikësve dhe një automjeti zjarrfikës", kumtoi QMK. ab/

Foto: QMK 

Тагови

Остани поврзан