Zgjedhje për rektor në UCM - do të votohet për kandidatët Biljana Angelova dhe Darko Danev
- Kuadri mësimor dhe shkencor i secilës prej njësive në kuadër të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" - Shkup, sot prej orës 12 deri në orën 14, me votim të fshehtë do të zgjedh midis dy kandidatëve për rektorin e ri të UCM - Biljana Angelova dhe Darko Danev.
Shkup, 28 prill 2026 (MIA) - Kuadri mësimor dhe shkencor i secilës prej njësive në kuadër të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" - Shkup, sot prej orës 12 deri në orën 14, me votim të fshehtë do të zgjedh midis dy kandidatëve për rektorin e ri të UCM - Biljana Angelova dhe Darko Danev.
Ata kandiduan për shpalljen e rektorit të Universitetit, për mandatin 16 shtator 2026 - 15 shtator 2029.
Prof. dr. Biljana Angelova, e cila kandidon për një mandat të dytë si rektore, është kuadër e Institutit të Ekonomisë, ndërsa prof. dr. Darko Danev është profesor i rregullt dhe ish-dekan i Fakultetit të Makinerisë në UCM.
Në ueb faqen e UCM të martën e kaluar u publikuan programet e punës së dy kandidatëve për rektor dhe të dhënat e tyre biografike dhe bibliografike.
Të drejtë vote kanë anëtarët e njësive (fakulteteve dhe instituteve) të UCM-së, të cilët janë regjistruar në Listën e unifikuar të votuesve, të përcaktuar dhe të publikuar nga Komisioni zgjedhor i universiteteve (KZU).

Para votimit të sotëm, sipas afatit të aktiviteteve, komisionet zgjedhore të njësive të UCM dje (një ditë para zgjedhjeve) morën materialin zgjedhor nga KZU.
Rezultatet e votimit të fshehtë duhet të shpallen deri sonte, ndërsa pastaj do të ndjeken nga një afat tre-ditor për kundërshtime pas rezultateve - prej 29 prill deri më 5 maj.
Sipas kuadrit kohor, janë dhënë edhe data për një rizgjedhje të mundshme, së bashku me një afat kohor për kundërshtimet dhe shqyrtimin e tyre, ndërsa më 14 maj do të publikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjes së rektorit të UCM. rq/
Foto: MIA