• понеделник, 15 декември 2025

Zelenski është i gatshëm të heq dorë nga anëtarësimi i Ukrainës në NATO në shkëmbim të kufijve të sigurisë nga SHBA-ja dhe BE-ja

Zelenski është i gatshëm të heq dorë nga anëtarësimi i Ukrainës në NATO në shkëmbim të kufijve të sigurisë nga SHBA-ja dhe BE-ja

Kiev, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Ukraina është e gatshme të heq dorë nga këmbëngulja e anëtarësimit në NATO nëse SHBA-ja dhe partnerët evropianë ofrojnë kufij të  mjaftueshëm të sigurisë si pjesë e negociatave për marrëveshjen paqësore, deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cituar nga Fajnenshël Tajms.

"Flasim për mkufij dypalësh të sigurisë mes Ukrainës dhe SHBA-së - sipas modelit të ngjashëm të Nenit 5... si dhe garanci nga partnerët tanë evropianë dhe nga vende tjera, siç janë Kanadaja, Japonia dhe të tjera", u tha Zeleneski gazetarëve në bisedën në grup.

Ukraina dhe liderët evropianë punojnë në planin e paqes prej 20 pikave nga SHBA-ja, i cili përfshin edhe lëshime territoriale në favor të Rusisë.

Zelenski tashmë ka publikuar se ende nuk ka marrë përgjiegje nga Shtëpia e Bardhë për amendamentet e propozuara nga Kievi në dokument.

Në Berlin dhe u mbajtën konsultime mes përfaqësuesve të Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Francës për propozimet për përfundimin e luftës, para takimit të Zelenskit me liderët e tre vendeve.

Zelenski dje kishte bisedë pesëorëshe me të dërguarin e posaçëm amerikan Stiv Vitkov dhe Xhered Kushner, ndërsa pas takimit është paralajmëruar se bisedimet do të vazhdojnë edhe sot. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан