• вторник, 16 декември 2025

Të paktën 37 njerëz humbën jetën në vërshimet në Marok

Të paktën 37 njerëz humbën jetën në vërshimet në Marok

Rabat, 15 dhjetor 2025 (MIA) – Të paktën 37 persona humbën jetën, ndërsa 14 janë lënduar në vërshimet në qytetin bregdetar maroken Safi. 

Shirat e rrëmbyeshëm dje vërshuan shtëpi dhe shitore në pjesën e vjetër të Safit, ndërsa uji i mbledhur mori automobila. Për shkak të vërshimeve sot shkollat janë mbyllur. 

Maroku pas shtatë vjetëve thatësirë përballet me shira të rrëmbyeshme dhe reshje të borës në vargmalin Atllas. fc/

Foto: EPA

 

Остани поврзан