• понеделник, 15 декември 2025

Peskov: Tërheqja e Ukrainës nga NATO duhet të jetë temë e diskutimeve të veçanta

Peskov: Tërheqja e Ukrainës nga NATO duhet të jetë temë e diskutimeve të veçanta

Moskë, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Kremlini sot njoftoi se refuzimi i Ukrainës për t'iu bashkuar NATO-s është një çështje kyçe në të gjitha negociatat e paqes dhe duhet të jetë temë e diskutimeve të veçanta dhe më konkrete. 

"Sigurisht, kjo pyetje është një nga kryesoret dhe është objekt i një diskutimi të veçantë", deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov. 

AI shtoi se Moska pret informacione nga SHBA-ja pas bisedimeve në Berlin me Ukrainën dhe vendet evropiane. 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin vazhdimisht ka kërkuar që Ukraina në mënyrë formale të heqë dorë nga qëllimi i saj për t'u anëtarësuar në NATO dhe të tërheqë trupat e saj nga disa pjesë të Donbasit të kontrolluar nga Kievi.  

Moska, gjithashtu, pretendon se Ukraina duhet të jetë një shtet neutral dhe se forcat e NATO-s nuk duhet të vendosen në territorin e saj. 

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski mbrëmë deklaroi se Ukraina është e gatshme të tërhiqet nga insistimi për anëtarësim në NATO nëse SHBA-ja dhe partnerët evropian ofrojnë garanci të mjaftueshme sigurie si pjesë e negociatave të marrëveshjes së paqes.

"Po flasim për garanci dypalëshe sigurie mes Ukrainës dhe SHBA-së - sipas modelit të ngjashëm me Nenin5 ... si dhe garanci nga partnerët tanë evropian dhe nga vende të tjera si Kanadaja, Japonia dhe të tjera", tha Zelenski.

Në Berlin dje janë mbajtur konsultime mes përfaqësuesve të Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Francës për propozimet për përfundimin e luftës, para mbledhjes së Zelenskit me liderët e tre vendeve. 

Zelenski dje kishte edhe bisedë pesë-orëshe me përfaqësuesin special amerikan, Stiv Vitkof dhe Xhered Kushner, ndërsa pas takimit ishte paralajmëruar se bisedimet do të vazhdojnë edhe sot. qa/

Foto: EPA

Остани поврзан