Zelenski: Rusia menjëherë duhet t'i ndërpresë sulmet
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot i dënoi bombardimet ruse në Ukrainë, nga të cilat gjatë natës në Kiev humbën jetën të paktën nëntë persona, dhe në këtë rast i bëri thirrje Rusisë që "menjëherë t'i ndërpresë" sulmet.

Kiev, 24 prill 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot i dënoi bombardimet ruse në Ukrainë, nga të cilat gjatë natës në Kiev humbën jetën të paktën nëntë persona, dhe në këtë rast i bëri thirrje Rusisë që "menjëherë t'i ndërpresë" sulmet.
"Kanë kaluar 44 ditë që kur Ukraina ra dakord për një armëpushim të plotë dhe një ndërprerje të sulmeve ajrore... Dhe u bënë 44 ditë që Rusia vazhdon të vrasë popullin tonë", deklaroi lideri ukrainas në rrjetin X.
Ai shtoi se "sulmet ajrore duhet të ndërpriten menjëherë dhe pa kushte".
Zelenski tha se ai po e ndërpret vizitën në Afrikën e Jugut dhe po kthehet në shtëpi pasi Rusia sulmoi Kievin.
Rusia mbrëmë ka gjuajtur 70 raketa dhe 145 dronë në gjashtë rajone të Ukrainës, tha aviacioni ukrainas.
Forcat ajrore "kanë zbuluar dhe ndjekur 215 objektiva ajrore të armikut", prej të cilave 112 u shkatërruan, thuhet në deklaratën në Telegram.
Foto: Arkivi i MIA-s