• недела, 20 октомври 2024

Zelenski paralajmëroi ushtarët e Koresë së Veriut dhe bën presion për ftesë në NATO

Zelenski paralajmëroi ushtarët e Koresë së Veriut dhe bën presion për ftesë në NATO

 Bruksel, 17 tetor 2024 (MIA) - Rusia po përgatitet të dërgojë 10.000 ushtarë të Koresë së Veriut për të luftuar në Ukrainë, deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, duke cituar burime të inteligjencës.

 Humbjet e rënda ruse dhe kundërshtimi i publikut për më shumë rekrutim do të thotë se Moska duhet të përdorë ushtarë të tjerë, tha Zelenski sot në Bruksel. Hyrja e ushtarëve të Koresë së Veriut në luftë është "me të vërtetë urgjente", tha Zelenski, raportoi DPA.

 Presidenti ukrainas, gjithashtu,  tha se kandidati republikan presidencial amerikan, Donald Trampi, pajtohet me argumentet e tij për të mbështetur hyrjen e Ukrainës në NATO.

 Sipas Zelenskit, Tramp gjatë takimit të tyre të fundit  i ka thënë se ka "argumente të mira" për të lejuar Ukrainën të bashkohet me aleancën e mbrojtjes perëndimore. "Mendoj se Donald Trampi më dëgjoi", tha ai.

 Anëtarësimi i Ukrainës në NATO është një temë e diskutueshme për aleancën, veçanërisht me Gjermaninë dhe SHBA-në që kanë druajtje nga një përshkallëzim që do të përhapte luftën tek anëtarët e tanishëm.

 Zelenski e hodhi poshtë këtë besim, duke argumentuar se një ftesë për t'u anëtarësuar në NATO nuk do të ishte një përshkallëzim dhe se aktivitetet duhet t'i pasojnë fjalët "nëse vërtet dëshironi që Ukraina të jetë pjesë e NATO-s".

 Foto: DPA

 

Остани поврзан