Zelenski në Hagë: Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për agresionin
- Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski sot në Hagë deklaroi se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për "agresionin kriminal".
Hagë, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski sot në Hagë deklaroi se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për "agresionin kriminal".
Zelenski, gjithashtu, iu drejtua parlamentit holandez, para konferencës për formimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën, e cila do të shqyrtojë kërkesat për kompensim për dëmet e luftës së shkaktuar nga lufta dhe është pjesë e mekanizmit ndërkombëtar të kompensimit.
Presidenti ukrainas ndodhet për vizitë zyrtare në Hollandë.
Programi i vizitës përfshinë takime me presidenten e Moldavisë, Maja Sandu dhe kryeministrin holandez, Dik Shuf, si dhe një audiencë tek mbreti Uilem-Aleksandar. Pritet që Zelenski të marrë pjesë edhe në konferencën diplomatike në nivel të lartë, së bashku me Shuf, Sandun dhe sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alen Berset. Si pjesë të vizitës, Zelenski do ta vizitojë edhe Qendrën për Rehabilitim Ushtarak, Ardenburg. qa/
Foto: EPA