Zelenski do ta vizitojë Irlandën në një "moment kritik" për Ukrainën
- Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski duhet të realizojë një vizitë të shkurtë në Irlandë, përderisa vazhdojnë përpjekjet për arritje të planit paqësor, transmetoi DPA.
Dablin, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski duhet të realizojë një vizitë të shkurtë në Irlandë, përderisa vazhdojnë përpjekjet për arritje të planit paqësor, transmetoi DPA.
Zelenski dhe zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, do të kenë disa aktivitete gjatë vizitës në Irlandë, përfshirë takim me kryeministrin irlandez, Majkëll Martin dhe vizitë protokolare me presidenten irlandeze, Ketrin Konoli.
Ai, gjithashtu, do të marrë pjesë në inaugurimin e Forumit ekonomik Irlandë-Ukrainë me zëvendëskryeministrin irlandez, Sajmon Haris.
Vizita e Zelenskit në Dablin vjen në kohën kur lideri ukrainas është nën presion nga SHBA-ja për të nënshkruar marrëveshjen paqësore.
Përfaqësues të SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës mbajtën bisedime javën e kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe në tentim të arritjes së marrëveshjes, e cila do ta përfundonte luftën pothuajse katërvjeçare.
Vizita vjen edhe disa ditë pas dorëheqjes së negociuesit kryesor ukrainas në ato bisedime, shefit të kabinetit të Zelenskit, Andrij Jermak, rezidenca e të cilit ishte bastisur nga hetuesit për luftë kundër korrupsionit.
Zelenski herën e fundit ishte në Irlandë në shkurt, kur aeroplani i tij u ndal për t'u mbushur me karburnat para vizitës në Uashington.
Martin u tkaua me liderin ukrainas në aeroportin Shenon në Irlandën jugperëndimore, ku e theksoi mbështetjen e popullit irlandez për popullin ukrainas.
Në prill të vitit 2022, Zelenski mbajti fjalim historik para parlamentit irlandez ku tha se Irlanda nuk ka qenë neutrale ndaj "katastrofës" që Rusia e solli në Ukrainë.
Martin sot e përshëndeti vizitën e parë zyrtare në Irlandë nga presidenti ukrainas dhe zonja e parë.
"Kam nderin t'i pres presidentin Zelenski dhe zonjën e parë në Irlandë", tha Martin.
"Në mbarë botën, ai me të drejtë njihet si dikush që e mishëron guximin dhe rezistencën e popullit ukrainas, që e inspiruan botën në mbrojtjen e tyre të guximshme në vendin e vet dhe sovranitetin e vet pasi që ai ishte sulmuar në mënyrë brutale dhe të paligjshme nga Rusia", shtoi ai.
Martin e lavdëroi "këmbënguljen e jashtëzakonshme" të Ukrainës në mbrojtjen e vendit të vet dhe tha se me padurim pret ta "përsërisë përkushtimin e paluhatshëm të irlandës për t'i qëndruar pranë popullit të Ukrainës aq sa nevojitet".
fotо: ЕPА arkivi