• понеделник, 03 март 2025

Zelenski: Do të jap dorëheqje nën kushtin që Ukraina të hyjë në NATO

Zelenski: Do të jap dorëheqje nën kushtin që Ukraina të hyjë në NATO

Kiev, 3 mars 2025 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski deklaroi se është i gatshëm të japë dorëheqje nëse Ukraina si kthim bëhet anëtare e NATO-s, ndërsa këtë e përmendi pasi aleatë të presidentit amerikan Donald Tramp kërkuan dorëheqje të tij. 

“Unë në këmbim për NATO? Zëvendësimi është i mundshëm. Thashë se jam i gatshëm të largohem, ndërsa si kthim bëhemi anëtare e NATO-s këtë e them qysh në fillim të luftës me Rusinë. Nëse hyjmë në NATO, kjo nënkupton se e përmbusha misionin tim”, tha Zelenski, informon Skaj njuz. 

Ai paralajmëroi se nuk do të jetë e lehtë ta zëvendësojnë. 

“Nuk mjafton vetëm që të mbahen zgjedhje. Duhet të më ndaloni të marr pjesë dhe kjo do të jetë pak më e vështirë”, tha Zelenski.

Deklarata e Zelenskit erdhi pasi disa republikanë amerikanë, duke përfshirë edhe këshilltarin për siguri kombëtare Majk Uollc, senatorin Lindzi Grem dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Majk Xhonson, thanë se Zelenski duhet të largohet nga funksioni, pas sjelljes së tij në Dhomën Ovale të premten gjatë konfliktit verbal me Trampin. Ata dje i bënë thirrje Zelenskit që ta ndryshojë strategjinë ose të japë dorëheqje. fc/

Fotografia:EPA

Остани поврзан