• петок, 05 декември 2025

Zaharova: Nëse na sulmon NATO, Rusia do të përgjigjet me të gjitha mjetet në dispozicion

Zaharova: Nëse na sulmon NATO, Rusia do të përgjigjet me të gjitha mjetet në dispozicion

Moskë, 15 nëntor 2025 (MIA) - Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zaharova, deklaroi mbrëmë se Moska nuk planifikon të sulmojë NATO-n, por paralajmëroi se do t'i përgjigjet çdo sulmi nga Aleanca me të gjitha mjetet në dispozicion.

Duke komentuar deklaratën e një gjenerali gjerman në lidhje me gatishmërinë e NATO-s për luftë me Rusinë, ajo theksoi se përfaqësuesit e Aleancës po kryejnë "fushatë të koordinuar të përditshme të përgatitjes psikologjike të popullsisë për konflikt, duke përdorur Rusinë si kurban për problemet e brendshme".

"Nëse një ide kaq e çmendur, një sulm ndaj vendit tonë, lind midis strategëve të NATO-s, ata nuk duhet të kenë dyshim se ne do të përgjigjemi duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion. Udhëheqja ruse e thotë rregullisht këtë", theksoi Zaharova.

Ajo shtoi se “Rusia është e gatshme për çfarëdo lloj skenari dhe gjithmonë i jep prioritet paqes, miqësisë dhe bashkëpunimit të barabartë”. fc/

Foto: EPA

 

Остани поврзан