Zëvendësministrja e Transportit, Zekolli Shaqiri vizitoi fshatin Pallçishtë të Komunës së Bogovinës
- Sot vizituam fshatin Pallçishte të Komunës së Bogovinës për të inspektuar rikonstruktimin e rrjetit të ujësjellësit, një projekt i realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Transportit dhe Bankës Botërore. Ky investim synon përmirësimin e kushteve infrastrukturore, por është e rëndësishme të theksojmë se, në formën e tij aktuale, ky rrjet nuk mund të sjellë asnjë përfitim për qytetarët, pasi ende nuk është lidhur me rezervuarët e ujit, të cilët janë nën kompetencat e Komunës. Pa këtë lidhje, furnizimi i rregullt me ujë mbetet i pamundur.
Shkup, 13 janar 2025
Sot vizituam fshatin Pallçishte të Komunës së Bogovinës për të inspektuar rikonstruktimin e rrjetit të ujësjellësit, një projekt i realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Transportit dhe Bankës Botërore. Ky investim synon përmirësimin e kushteve infrastrukturore, por është e rëndësishme të theksojmë se, në formën e tij aktuale, ky rrjet nuk mund të sjellë asnjë përfitim për qytetarët, pasi ende nuk është lidhur me rezervuarët e ujit, të cilët janë nën kompetencat e Komunës. Pa këtë lidhje, furnizimi i rregullt me ujë mbetet i pamundur.
Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se uji aktual nuk është i pijshëm dhe përdoret vetëm për nevoja higjienike. Synimi ynë si qeveri është që, në të ardhmen e afërt, duke punuar fort dhe në bashkëpunim të ngushtë me profesionistët e fushës dhe qytetarët, të sigurojmë një rrjet ujësjellësi që do të garantojë furnizimin me ujë të pijshëm. Ky është një objektiv që nuk ofron vetëm zgjidhje për nevojat bazike të përditshme, por gjithashtu garanton një të drejtë themelore dhe jetike për çdo qytetar të Pallçishtes.
Faleminderoj qytetarët për mikpritjen dhe për durimin e treguar ndër vite përballë kësaj sfide. Përkushtimi ynë mbetet i palëkundur për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet dhe palët e interesuara, në mënyrë që të realizojmë këtë projekt jetik dhe të sigurojmë që çdo qytetar të ketë akses të sigurt dhe të qëndrueshëm në një burim uji të pastër dhe të pijshëm.
Kaltrina Zekolli Shaqiri
Zëvendësministre e Ministrisë së Transportit
_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.