• вторник, 03 февруари 2026

Zëvendëskryeministri Sali në Bruksel u takua me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, Superti

Zëvendëskryeministri Sali në Bruksel u takua me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, Superti

Shkup, 2 shkurt 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Çështjeve evropiane, Bekim Sali, sot në Bruksel realizoi takim me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti.

"Gjatë takimit u diskutua progresi i Maqedonisë së Veriut në zbatimin e Agjendës së reformave dhe Planit të rritjes, ku vendi po tregon përparim të qëndrueshëm në fusha kyçe si sundimi i ligjit, administrata publike dhe digjitalizimi i shërbimeve. U vlerësua gjithashtu përparimi i realizuar në përgatitjen e Rrugëve të reformave dhe koordinimi i vazhdueshëm me Komisionin evropian", informoi Kabineti i zëvendëskryeministrit Sali.

Zëvendëskryeministri Sali nënvizoi përkushtimin e qeverisë për avancimin e reformave dhe për mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve evropianë, si dhe gatishmërinë për t’u përballur me sfidat praktike, siç është zbatimi i Sistemit Exit/Entry për transportuesit.

Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me Presidencën e Qipros dhe institucionet evropiane, u riafirmua angazhimi i Maqedonisë së Veriut për të ecur me hapa të shpejtë dhe të qëndrueshëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian, duke siguruar stabilitet, prosperitet dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët. ab/

Fotо: Kabineti i Ministrit të Çështjeve evropiane

Остани поврзан