Dimitrieska-Koçoska: Punëtorët dhe punëdhënësit duhet të udhëheqin dialogun dhe të bien dakord për pagën minimale
- Punëtorët dhe punëdhënësit duhet ta udhëheqin dialogun për pagën minimale, ndërsa Qeveria do të pranojë gjithçka për të cilën ata do të bien dakord, tha sonte ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.
Shkup, 2 shkurt 2026 (MIA) - Punëtorët dhe punëdhënësit duhet ta udhëheqin dialogun për pagën minimale, ndërsa Qeveria do të pranojë gjithçka për të cilën ata do të bien dakord, tha sonte ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.
Në emisionin "360 Gradë" në RTVM, Dimitrieska-Koçoska theksoi se paga e asnjë punëtori nuk është kurrë e mjaftueshme dhe duhet të jetë gjithmonë më e lartë, por ka rregulla ekonomike që duhet të merren parasysh.
"Le të ulen dhe të dakordohen mes tyre se sa barrë mund të mbajnë punëdhënësit, sepse ata duhet të paguajnë pagat. Më tregoni, ku në botë shteti i mbulon pagat e sektorit privat? Qeveria mund t'i mbulojë pagat e administratës, dhe këtu po flasim për sektorin privat. Nuk mund t’i përziejmë gjërat. Pensionistët janë pjesë e Buxhetit, ashtu si edhe pagat e administratës. Ne kemi rritur pagat në shëndetësi, arsim, MPB,..., jemi kujdesur për punonjësit tanë. Ky është një dialog që duhet të udhëhiqet nga punëdhënësit dhe punëtorët. Qeveria thotë - "ne e vendosëm ligjin, nëse konsideroni se duhet të shkojmë përtej ligjit, dakordohuni", shpjegoi ministrja.
Në pyetjen pse Qeveria nuk u udhëhoq nga e njëjta logjikë për vendimin për rritjen lineare të pensioneve me pesë mijë denarë edhe pse ekzistonte një ligj që përcaktonte se si bëhej harmonizimi, Dimitrieska-Koçoska u përgjigj se kishte dallim, sepse pensionet ishin një premtim parazgjedhor.
"Është një program që është votuar nga shumica e qytetarëve që dolën të votojnë në zgjedhjet e vitit 2024. Që do të thotë se qytetarët mbështetën një propozim të tillë. Rritja e pensioneve me vendim politik dhe kërkesa e LSM-së për pagën minimale janë gjëra të ndryshme", tha ministrja.
Potencoi edhe se në lidhje me pagën minimale ka një ligj dhe ky është qëndrimi i Qeverisë.
"Qeveria për momentin thotë se Ligji për Pagën Minimale është ai që është në fuqi. Për pensionistët, ne nuk po e rrisim shumën. Tani, e rritëm atë në program me premtimin prej 5.000 denarë për secilin pensionist, dhe pastaj u kthyem te ligji ekzistues. Megjithatë, edhe atje thamë në mënyrë lineare. Shumën e përgjithshme të pensioneve që i japim, nuk i ndryshuam. Në këtë situatë konkrete, ne po i përmbahemi zgjidhjes ekzistuese ligjore. Mënyrën se si i transferojmë mjetet", shpjegoi Dimitrieska-Koçoska.
Në pyetjen nëse do të rriten pagat e funksionarëve këtë muaj, Dimitrieska-Koçoska tha se nuk ka informacion të tillë dhe se nuk e di nëse do të ndodhë apo jo. Nuk e zbuloi qëndrimin e saj personal sepse, siç përmendi, është keqpërdorë shumë herë në të kaluarën.
"Në Qeveri asgjë nuk është diskutuar, nuk jam ministre dikasteriale përgjegjëse për pagat e funksionarëve dhe do t'ju lutesha këtë pyetje ta drejtoni në ministrinë dikasteriale", theksoi Dimitrieska-Koçoska.
Foto: Printskrin