"Xhumhuriet": NATO po punon për formimin e një korpusi të ri shumëkombësh në Turqi
- NATO po punon për krijimin e një korpusi të ri ushtarak shumëkombësh në Turqi, si pjesë e planeve të sigurisë së Aleancës për rajonin, njoftoi gazeta turke "Xhumurhiet".
Ankara, 24 mars 2026 (MIA) - NATO po punon për krijimin e një korpusi të ri ushtarak shumëkombësh në Turqi, si pjesë e planeve të sigurisë së Aleancës për rajonin, njoftoi gazeta turke "Xhumhuriet".
Sipas hulumtimit të gazetarit Barush Terkoglu, informacioni për këtë iniciativë rrjedhë nga "linkedin" - profil i një pjesëtari të armatës turke i cili theksoi se ishte prezent në konferencën e NATO-s si pjesë e një njesie me shenjën NATO MNK-TURK, korpus ushtarak i Aleancës që ende nuk ekziston
Gazetari Terkoglu pasi e ka vërejtur terminin e pazakontë, ka kërkuar informacion zyrtar nga Ministria turke e Mbrojtjes. Së pari Ministria i ka mohuar pretendimet për korpusin e ri, por më vonë, në një përgjigje me shkrim, u konfirmua se "po punohet për iniciativën".
Sipas Ministrisë turke të Mbrojtjes, iniciativa është në kuadër të planeve të NATO-s për formimin e një korpusi të ri ushtarak shumëkombësh në Turqi, në përbërje të të cilit do të ketë ushtarë dhe njësi nga disa vende anëtare të Aleancës.
"Korpusi ende është në fazën e formimit, ndërsa ende nuk janë përcaktuar as përbërja e njësisë, as emblema", thuhet në sqarim.
Ministria gjithashtu thekson se ky korpus nuk ka lidhje me luftën në Iran dhe se iniciativa është pjesë e planeve afatgjata të NATO-s për forcimin e sigurisë rajonale në Lindjen e Mesme dhe në pjesën lindore të Mesdheut.
NATO ka Turqinë si anëtare që nga viti 1952 dhe ajo ka një nga ushtritë më të mëdha në Aleancë. Në territorin e saj ndodhen dy baza ushtarake të NATO-s – "Inxhirlik" dhe "Qurexhik", si dhe Qendra Komanduese për Forcat Tokësore të NATO-s në rajon (LANDCOM). qa/
Foto: Arkivi i MIA-s