Xhosh Bejker nga "Bektel dhe Enka": Përparim aktiv i mbi 50 kilometrave nga autostradat në korridoret 8 dhe 10 d
- – Kemi përparim aktiv në ndërtimin e më shumë se 50 kilometrave të autostradave në Korridoret 8 dhe 10d, deklaroi sot Xhosh Bejker, menaxher kryesor i projektit të “Behtel dhe Enka”, kontraktori për seksionet e autostradave në Korridoret 8 dhe 10d, i cili ia prezantoi aktivitetet e deritanishme kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Shkup, 11 maj 2026 (MIA) – Kemi përparim aktiv në ndërtimin e më shumë se 50 kilometrave të autostradave në Korridoret 8 dhe 10d, deklaroi sot Xhosh Bejker, menaxher kryesor i projektit të “Behtel dhe Enka”, kontraktori për seksionet e autostradave në Korridoret 8 dhe 10d, i cili ia prezantoi aktivitetet e deritanishme kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski.
_9GsjeaYXa/placeholder.webp?use_watermark=1)
Mickoski dhe Nikolloski, si dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, inspektuan punimet në seksionin Gostivar - Bukojçan, i cili është i gjatë 30 kilometra dhe kalon nëpër terren malor. "Behtel dhe Enka" po punojnë edhe në seksionet Gostivar - Tetovë dhe Prilep - Manastir, dhe pritet miratimi i trasesë për autostradën Strugë - Trebenishtë.
Bejker theksoi se deri më tani janë përfunduar aktivitetet për mbi 6 milionë metra kub gërmime, 2 milionë metra kub argjinaturë, si dhe 100.000 metra kub beton. E gjithë kjo, tha ai, është arritur me mbështetjen e mbi 340 nënkontraktorëve vendas dhe ky numër do të vazhdojë të rritet ndërsa puna përparon. Ne kemi kryer mbi 11.000 orë trajnimi për sigurinë dhe aftësitë, të cilat u ofrohen të gjithë atyre që punojnë në projekt”, deklaroi Bejker
Sipas Trajanovskit dhe Nikolloskit, punohet në mënyrë aktive, veçanërisht në seksionin nga Gostivari drejt Bokojçanit, ku thonë se afati për përfundimin shtyhet me kërkesë të inxhinierit mbikëqyrës sepse, potencojnë, në dy vitet e para të marrëveshjes me kontraktorin në kohën e qeverisë paraprake nuk është punuar asgjë.
Nikolloski potencoi se po bëjnë çmos që të mundësojnë që kontraktori sa më shpejtë t’i përfundojë projektet.

Sfidat kryesore në ndërtimin e autostradës Tetovë – Gostivar, siç tha, janë llojet e shumta në të cilat duhet të bëhet dislokim. Ka shumë mbikalime, pesë komuna po gravitojnë dhe duhet të bashkohen, dhe ne duhet ta mbajmë rrugën ekzistuese në gjendje të mirë.
Në Gostivar - Bukojçan ka terren më të pastër me më pak zhvendosje, por është më e vështirë sepse duhet të kalosh rreth malit Bukoviç, ndërsa shpejtësia duhet të jetë nga 90 deri në 130 kilometra në orë.

Ai nuk pret ndryshime në çmimin kushtues, por, thekson, duhet ta zgjasim afatin për shkak të qeverisë së mëparshme. Shpronësimi është i përfunduar. Për Gostivar - Bukojçan, plani urbanistik për pjesën e dytë u miratua në seancë qeveritare, ndërsa për Prilep - Manastir, projekti urbanistik, mbi bazën e të cilit, shpronësimi po bëhet dhe më nuk kemi çështje të tilla të hapura, gjegjësisht detyrimi i shtetit është përfunduar plotësisht”, informoi Nikolloski.
Kryeministri Mickoski tha se korridoret 8 dhe 10 janë strategjike për vendin në shumë aspekte dhe për këtë arsye janë prioriteti më i lartë. Ai renditi aktivitetet për ndërtimin e autostradave, hekurudhën e Korridorit 8, modernizimin e hekurudhës së Korridorit 10, e cila do të jetë hekurudhë me shpejtësi të lartë. Gjithashtu, për lidhjen energjetike me largpërçues.
Kur e gjithë kjo të përfundojë globalisht, atëherë mund të themi tashmë se jemi vërtet një qendër rajonale dhe se që nga tani e tutje Evropa Veriore dhe Jugore do të jenë të lidhura, Evropa Qendrore me Mesdheun, Detet Adriatik dhe Jon me Detin e Zi. Ky është avantazhi strategjik që kemi si vend.
Në përputhje me marrëveshjen me “Behtel dhe Enka”, në periudhën mars 2023 deri në qershor 2024, u realizuan 241,3 milionë euro, nga të cilat 19,6 milionë euro për punime ndërtimi. Nga korriku 2024 deri në maj 2026, u paguan 278,4 milionë euro vetëm për punime ndërtimi. Për seksionet e këtij projekti, deri më tani është përfunduar shpronësimi i mbi 3.000 parcelave, nga të cilat 560 deri në qershor 2024, dhe 2.483 parcela deri në maj të këtij viti.
Mickoski, Nikolloski dhe Trajanovski sot do të inspektojnë ndërtimin e galerive në autostradën Ohër - Kërçovë, rehabilitimin e qafës së Presekës, si dhe qarkoren Trebenishtë, e cila u lëshu përdorim së fundmi.