VMRO-DPMNE: A ka frikë Filipçe se Grubi do t’i tërheqë me vete edhe shokët e tij të krimit, si Zaev dhe Spasovski?
- Venko Filipçe dhe LSDM janë të vetmit që kanë frikë për shkak të korrupsionit dhe kriminalitetit të strukturave të afërta me LSDM. Filipçe nuk duhet të përhap panik dhe frikë dhe të mos e hedhë fajin te qytetarët, qytetarët duhet të jenë të qetë, duhet të ketë drejtësi dhe institucionet e sistemit duhet të funksionojnë. Koha e vendimeve të urdhëruara politikisht nga gjyqtarët dhe prokurorët e zgjedhur në Zajas dhe Strumicë ka mbaruar, theksohet në reagimin e VMRO-DPMNE-së ndaj intervistës së sotme të kryetarit të LSDM-së Venko Filipçe, të cilën MIA e transmeton në mënyrë integrale.
Shkup, 25 shkurt 2026 (MIA) – Venko Filipçe dhe LSDM janë të vetmit që kanë frikë për shkak të korrupsionit dhe kriminalitetit të strukturave të afërta me LSDM. Filipçe nuk duhet të përhap panik dhe frikë dhe të mos e hedhë fajin te qytetarët, qytetarët duhet të jenë të qetë, duhet të ketë drejtësi dhe institucionet e sistemit duhet të funksionojnë. Koha e vendimeve të urdhëruara politikisht nga gjyqtarët dhe prokurorët e zgjedhur në Zajas dhe Strumicë ka mbaruar, theksohet në reagimin e VMRO-DPMNE-së ndaj intervistës së sotme të kryetarit të LSDM-së Venko Filipçe, të cilën MIA e transmeton në mënyrë integrale.
Nuk ka skandal, krim apo korrupsion, e aty të mos përfshihen emrat e Zaevit dhe Filipçes.
LSDM-ja për ditë me radhë po shpif në opinion rreth skandalit me marihuanën e konfiskuar, e tani edhe me rastin e Artan Grubit, ata vetë u përfshinë në gënjeshtrat e tyre.
Pse LSDM-ja është në panik dhe histeri, a kanë frikë nga deklarata e Grubit?
A është kjo arsyeja pse bënin telefonata duke pyetur për deklaratën e Grubit? Kë mund të tërheqë Grubi me vete, a do të tërheqë me vete partnerët e tij në krim Zaevin, Filipçen, Spasovskin, Zeçeviçin dhe të tjerë?
Gënjeshtrat e LSDM-së dhe Filipçes zgjasin shkurtë, por pasojat e tyre janë të përhershme dhe të dëmshme për qytetarët e Maqedonisë. Nuk ka paraqitje publike ku Filipçe të mos thotë gënjeshtra ose të mos demantojë vetë fjalët e tij.”
“Filipçes i dështoi edhe përpjekja për të fshehur afërsinë e strukturave të LSDM-së dhe klanit Zaev me pronarin e marihuanës së konfiskuar, por e vërteta doli në dritë.
Venko Filipçe gënjeu duke thënë se nuk i njeh personat, madje në një intervistë televizive deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me pronarin e vërtetë të kompanisë “CBD Medplant” dhe ish-funksionar i LSDM-së, Toni Kotev, por fotot e tyre që dolën në publik e demaskuan këtë. Venko Filipçe në shoqëri me pronarin e drogës së paligjshme. Venko Filipçe dhe Toni Kotev njëri pranë tjetrit.
Sundim të ligjit dhe drejtësi duhet të ketë. Çdokush që ka shkelur ligjin do të përgjigjet. ls/
Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së