• недела, 01 февруари 2026

VLEN: “Safe City” hyn në fuqi sot, mbrojtje për jetën dhe vendi i merituar për shqipen

VLEN: “Safe City” hyn në fuqi sot, mbrojtje për jetën dhe vendi i merituar për shqipen

Shkup, 1 shkurt 2026

Sot hyn në fuqi sistemi “Safe City”, një hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjes së jetës së qytetarëve. VLEN e vlerëson këtë si një investim konkret në sigurinë publike dhe në ndërtimin e një kulture më të përgjegjshme në trafik, theksohet në kumtesën e VLEN-it të cilën MIA e përcjell në formë integrale.

“Safe City” ka për qëllim parandalimin e shkeljeve në komunikacion, uljen e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së çdo qytetari. Ky sistem nuk është krijuar për të dënuar qytetarët, por për të mbrojtur jetën e njeriut dhe për të rritur ndërgjegjësimin për respektimin e rregullave të qarkullimit.

VLEN thekson se është veçanërisht e rëndësishme që gjuha shqipe është pjesë e këtij sistemi, duke garantuar qasje të barabartë dhe informim të qartë për të gjithë qytetarët.U bëjmë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat, sinjalizimin dhe kufizimet e shpejtësisë. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët.

Respektimi i rregullave nuk është vetëm detyrim ligjor, por kontribut i drejtpërdrejtë për mbrojtjen e jetës sonë, të familjeve tona dhe të çdo qytetari. Një komunikacion më i sigurt do të thotë më pak aksidente, më pak pasoja dhe më shumë jetë të mbrojtura.

VLEN mbetet e përkushtuar ndaj politikave që vendosin në plan të parë sigurinë, jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.

Остани поврзан