VLEN: Duke u bashkuar në një subjek të vetëm politik po forcojmë pozicionin tonë në skenën politike
- VLEN është në fazën përfundimtare të bashkimit në një subjekt të vetëm politik, duke e forcuar edhe më tej pozitën e tij si forcë dominuese në skenën politike në Maqedoninë e Veriut.
Shkup, 5 maj 2026
VLEN është në fazën përfundimtare të bashkimit në një subjekt të vetëm politik, duke e forcuar edhe më tej pozitën e tij si forcë dominuese në skenën politike në Maqedoninë e Veriut.
Kësisoj, edhe zyrtarisht konfirmohet si forca e dytë politike në vend. Qeveria ka shumicë stabile dhe të konsiderueshme, me tendencë që të zgjerohet edhe më tej.
Edhe rezultatet e fundit të zgjedhjeve lokale e dëshmojnë qartë këtë, pasi VLEN fitoi 10 komuna, përkatësisht rreth 80% të komunave me shumicë shqiptare. Kjo është dëshmi e qartë dhe e padiskutueshme se ku qëndron besimi i qytetarëve. Vlerësojmë se fokusi kryesor duhet të jetë realizimi i politikave që përmirësojnë standardin jetësor të qytetarëve dhe forcojnë funksionet shërbyese të pushtetit ekzekutiv.
VLEN
________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto: Arkivi i MIA-s