• четврток, 19 март 2026

Vizita e presidentit Begaj në Shkup, Fetai nikoqir kryesor i pritjes

Vizita e presidentit Begaj në Shkup, Fetai nikoqir kryesor i pritjes

Shkup, 26 shkurt 2026 (MIA)- Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka njoftuar sot se ka pasur nderin dhe kënaqësinë e veçantë të jetë nikoqir kryesor në pritjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare.

Në një postim në Fejsbuk, Fetai ka theksuar se gjatë gjithë vizitës do ta shoqërojë presidentin Begaj nga takimet institucionale e deri në ceremoninë e përcjelljes, me përkushtimin maksimal për ta bërë këtë vizitë sa më të frytshme dhe domethënëse për të dy vendet.

Ai e ka konsideruar vizitën si një moment të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve dhe për thellimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si ekonomia, arsimi, kultura dhe integrimi evropian. “Besoj fuqishëm se përmes dialogut të hapur dhe partneritetit të sinqertë do të vazhdojmë të ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi në të mirë të qytetarëve tanë dhe të gjithë rajonit”, ka shkruar Fetai, duke shprehur mirënjohje për vizitën dhe angazhimin e përbashkët drejt një të ardhmeje edhe më të afërt mes dy vendeve.

 

Остани поврзан