• петок, 20 февруари 2026

Uitkof: Është arritur përparim i madh në bisedimet paqësore ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës

Uitkof: Është arritur përparim i madh në bisedimet paqësore ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës

Davos, 22 janar 2026 (MIA) – I dërguari i posaçëm i presidentit të SHBA-së, Stiv Uitkof, deklaroi sot se është arritur përparim i madh në bisedimet paqësore ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. 

"Është koha ta përfundojmë këtë. Mendoj se do ta përfundojmë. Jam i inkurajuar dhe optimist. Negociatat tani kanë arritur në një çështje, kështu që nëse të dyja palët duan ta zgjidhin këtë - ne do ta zgjidhim", tha ai në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke shtuar se janë marrë në konsideratë variante të ndryshme në këtë çështje, që do të thotë se është "e zgjidhshme", raporton Gardian.

Ai vlerëson se krijimi i zonës pa dogana në Ukrainë do të përfaqësonte “ndryshim të rregullave të lojës” për ekonominë e vendit. 

Vitkof sot më vonë do të udhëtojë në Moskë në takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, që të bisedojë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Me Vitkofin do të jenë edhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Tramp, Xhared Kushner. 

I dërguari i posaçëm i SHBA-së paraprakisht paralajmëroi se do të bisedohet për planin prej 20 pikave për armëpushim, për të cilin tha se është gati “më shumë se 90 për qind”. fc/

Foto: EPA

 

Остани поврзан