Viktima e dhjetë nga sulmi në shkollën në Turqi
- Numri i të vdekurve nga të shtënat me armë në një shkollë të mesme në Turqi është rritur në dhjetë, pasi një nga nxënësit e plagosur ndërroi jetë nga plagët e marra në spital, njoftoi Ministri i Punëve të Brendshme, Mustafa Çiftçi.
Ankara, 17 prill 2026 (MIA) - Numri i të vdekurve nga të shtënat me armë në një shkollë të mesme në Turqi është rritur në dhjetë, pasi një nga nxënësit e plagosur ndërroi jetë nga plagët e marra në spital, njoftoi Ministri i Punëve të Brendshme, Mustafa Çiftçi.
Bëhet fjalë për nxënësin Jusuf Tarik Gjyl, i cili e humbi jetën pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t'ia shpëtuar jetën. Sipas ministrit, në sulmin janë plagosur 13 persona, nga të cilët gjashtë janë në kujdes intensiv, tre në gjendje kritike.
Sulmi ndodhi në shkollën e mesme "Ajser Çalık" në provincën Kahramanmarash, ku në vendin e ngjarjes u vranë mësuesja e matematikës Ajla Kara dhe nëntë nxënës.
Sulmuesi, 14-vjeçari Isa Aras Mersinli, gjithashtu vdiq gjatë incidentit. Guvernatori Mukerem Unluer deklaroi se ende nuk është përcaktuar plotësisht se si vdiq ai, duke shtuar se rasti është nën hetim.
Sipas informacioneve fillestare, nxënësi hapi zjarr në dy klasa të mërkurën. Besohet se ia mori armën babait të tij, një nëpunës policor në pension.
Autoritetet kumtuan se motivi i sulmit nuk dihet ende dhe se hetimi është në vijim. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s