Vijon pagesa e të drejtave sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve për muajin shkurt
- Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon se sot, filloi pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin shkurt të këtij viti.
Shkup, 6 mars 2026 (MIA) - Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon se sot, filloi pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin shkurt të këtij viti.
"Përfituesit e të drejtave monetare, të cilët posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa pa para të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes bankave elektronike dhe atyre mobile", thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Po ashtu, përfituesit, të cilët nuk përdorin kartela, nga sot, do të jenë në gjendje t’i tërheqin mjetet e tyre nga të gjitha filialet dhe ekspoziturat e hapura të bankave. qa/