Ministri Hoxha me rastin e Ditës Botërore të Ujërave: Me mbështetjen e Zvicrës po i rrisim standardet në sektorin e ujërave
- Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot në ngjarjen e organizuar nga Ambasada e Zvicrës me rastin e Ditës Botërore të Ujërave, zyrtarisht hapi diskutimin publik për Raportin mbi çështjet e rëndësishme në menaxhimin e ujërave për pellgun e lumit Vardar.
Shkup, 27 mars 2026 (MIA) - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot në ngjarjen e organizuar nga Ambasada e Zvicrës me rastin e Ditës Botërore të Ujërave, zyrtarisht hapi diskutimin publik për Raportin mbi çështjet e rëndësishme në menaxhimin e ujërave për pellgun e lumit Vardar.
Bëhet fjalë për një fazë kyçe në hartimin e Planit për menaxhimin e pellgut lumor, ndërsa procesi është i hapur për të gjitha palët e interesuara.
“Kjo që po e nisim sot është një mesazh se menaxhimi i ujërave në shtetin tonë ndërtohet me transparencë, përfshirje dhe përgjegjësi. Sepse zgjidhjet e qëndrueshme krijohen me pjesëmarrjen e atyre që varen më së shumti prej tyre”, theksoi Hoxha.
Në fjalimin e tij, Hoxha theksoi rëndësinë e mbështetjes nga Zvicra, e cila është një partner i fortë përmes Programit për menaxhimin, shfrytëzimin dhe mbrojtjen e ujërave nëntokësore.
Përmes këtij programi forcohen kapacitetet institucionale, promovohet menaxhimi i qëndrueshëm dhe harmonizimi me standardet evropiane. bsh/
Foto: MMJPH