• четврток, 19 март 2026

Vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e dytë matëse për vitin shkollor 2025/2026

Vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e dytë matëse për vitin shkollor 2025/2026

Shkup, 27 shkurt 2026 (MIA) - Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë i njofton qytetarët se po vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e dytë matëse për vitin shkollor 2025/2026.

Nga Ministria sqarojnë se pagesa e shtesës arsimore bëhet në katër periudha matës.

Pagesa për periudhën e parë matëse gjatë muajit dhjetor të vitit aktual kalendarik, për periudhën e dytë matëse gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm kalendarik, për periudhën e tretë matëse gjatë muajit maj në vitin aktual kalendarik dhe për periudhën e katërt matëse, pagesa bëhet gjatë muajit korrik të vitit kalendarik aktual. bsh/

Foto: Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë

Остани поврзан