• сабота, 21 февруари 2026

Vetëm një pikë për Arsenalin si mysafir tek Brentford

Vetëm një pikë për Arsenalin si mysafir tek Brentford

Londër, 13 shkurt 2026 (MIA) - Lideri i Premier ligës, Arsenali fitoi një pikë si mysafir tek ekipi Brentford pasi që në duelin e fundit të xhiros së 26-të luajti baras 1:1. Arsenali pas kësaj xhiroje ka katërpikë epërsi në raport me Mançester Sitin.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 61-të përmes Noni Madueke, ndërsa Brentford barazoi dhjetë minuta më vonë me golin e Kin Luis-Poter.

Arsenali është lider me 57 pikë, para Mançester Siti me 53, ndërsa Brentford është në vendin e shtatë me 40 pikë. ab/

Foto: ЕPА

Остани поврзан