Infantino: Trampi nuk ka asgjë kundër që Irani të marrë pjesë në Kampionatin Botëror 2026
- Kryetari i FIFA-s, Xhani Infantino, njoftoi se ka biseduar me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, për përgatitjet për Kampionatin Botëror 2026 dhe për pjesëmarrjen e përfaqësueses së Iranit.
Cyrih, 11 mars 2026 (MIA) - Kryetari i FIFA-s, Xhani Infantino, njoftoi se ka biseduar me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, për përgatitjet për Kampionatin Botëror 2026 dhe për pjesëmarrjen e përfaqësueses së Iranit.
"Mbeten edhe tre muaj deri në fillim të turneut. Gjatë bisedës sonë, u diskutua për situatën në Iran dhe kualifikimin e suksesshëm të përfaqësueses së Iranit për Kampionatin Botëror. Presidenti Tramp konfirmoi se përfaqësuesja e Iranit është ftuar të marrë pjesë në turne. Kampionati Botëror është një ngjarje e rëndësishme që bashkon njerëzit. Sinqerisht mirënjohës ndaj presidentit të SHBA-së për mbështetjen e tij, gjë që thekson edhe një herë fuqinë bashkuese të futbollit", shkroi Infantino në mediat sociale.
Më 28 shkurt, Izraeli dhe SHBA-ja filluan një operacion ushtarak kundër Iranit. Sulmet ajrore dhe me raketa goditën objekte ushtarake dhe qytete në vend.
Kampionati Botëror do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik. qa/
Foto: EPA