Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rritje lineare të pensioneve është në dobi të pensionistëve, konsideron Mickoski
- Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se nuk dëshiron të komentojë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili ndëpreu procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së rritjes lineare të pensioneve, sipas të cilit ajo mbetet në fuqi, por theksoi se megjithëse vendimet e Gjykatës ndonjëherë janë dhe ndonjëherë jo në përputhje me politikat e Qeverisë, ato duhet të respektohen dhe të zbatohen. Për fat të mirë, thotë ai, këtë herë vendimi është në favor të pensionistëve.
Shkup, 5 mars 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se nuk dëshiron të komentojë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili ndëpreu procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së rritjes lineare të pensioneve, sipas të cilit ajo mbetet në fuqi, por theksoi se megjithëse vendimet e Gjykatës ndonjëherë janë dhe ndonjëherë jo në përputhje me politikat e Qeverisë, ato duhet të respektohen dhe të zbatohen. Për fat të mirë, thotë ai, këtë herë vendimi është në favor të pensionistëve.
"Sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kam thënë shumë herë se nuk do t'i komentoj ato. Natyrisht, ndonjëherë ato vendime janë në përputhje me politikat tuaja, ndonjëherë nuk janë në përputhje me politikat tuaja, por vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të pranohen dhe të zbatohen", tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas një vizite në kompanisë "Aktiva" në Shtip.
Ky vendim, thotë kryeministri Mickoski, për fat të mirë për pensionistët, është në favor të tyre dhe do të mbetet rritja lineare prej 1.000 denarësh për secilin pensionist.

"Me këtë plotësohet rritja lineare prej 7.000 denarësh e pensioneve që kur erdhëm në pushtet si qeveri, megjithëse premtuam një rritje prej 5.000, tashmë kemi 7.000 mijë denarë. Kjo tani do të plotësohet me pensionin e marsit, i cili do të paguhet në prill. Në këtë mënyrë, jo vetëm që e kemi përmbushur atë premtim, por do të thoja se e kemi tejkaluar atë me rreth 40 për qind", theksoi kryeministri.
Ai shtoi se konform ligjit, këtë muaj duhet të rritet edhe paga minimale.
"Si qeveri, do ta sjellim këtë në seancën e ardhshme. Formalisht, kaloi si informacion në një seancë të Këshillit Ekonomik - Social. Hapi tjetër është që qeveria të sjellë informacionin dhe ekonomia të fillojë që në prill harmonizimin e pagave me pagën minimale", theksoi kryeministri Mickoski. mb/
Foto: MIA
Фото: МИА