• вторник, 14 април 2026

Vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls", për sot janë thirrur tre dëshmitarë nga Komuna Koçani

Vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën

Shkup, 25 mars 2026 (MIA) - Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria Themelore Publike sot në sallën e gjyqit "idrizovë" duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, në të cilën kanë humbur jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 janë lënduar.     

Për sot Prokuroria ka propozor që të dëgjohen dëshmitarët Dragi Ilievski, Dejan Rashkov dhe Violeta Georgievska - të gjithë nga komuna e Koçanit.

Mbrojtja e të pandehurve do të duhet të deklarojë sot nëse pranon tërheqjen e disa prej dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria, pasi në seancën e mëparshme u dha të gjithë të pandehurve në rastin "Puls" një listë dëshmitarësh që propozon të tërhiqen nga procedura, sepse rrethanat u përcaktuan përmes dëshmive të dëshmitarëve të tjerë.

Në seancën e kaluar dëshmitari Zhivko Stavreski, ndihmës inspektori i përgjithshëm në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), deklaroi se deri në vitin 2020, inspektimet e rregullta nuk ishin planifikuar në komunat që nuk kanë inspektorë, dhe Koçani nuk ishte i mbuluar me inspektor për kontrolle dhe parandalim.

Zjarri në diskotekën "Puls" në Koçan shpërtheu më 16 mars të vitit 2025, gjatë një shfaqjeje nga grupi DNA, dhe është një nga tragjeditë më të këqija në historinë e kohëve të fundit të vendit. Në të humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 të tjerë u lënduan. Gjykimin e udhëheq gjykatësja Dijana Gruevska – Ilievska, ndërsa Prokurorinë e përfaqëson një ekip prej 15 prokurorëve publikë. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан