• петок, 13 март 2026

Vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls", për sot janë thirrur pesë dëshmitarë nga Prokuroria

Vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën

Shkup, 12 mars 2026 (MIA) - Me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria Publike, sot në sallën e gjyqit në "Idrizovë" duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë u plagosën.

Rastin e udhëheq gjykatësje Dijana Gruevska-Ilievski dhe ndodhet në procedurën e provave, ndërsa në seancën e sotme, siç është paralajmëruar, pritet të dëgjohen pesë dëshmitarë.

Në seancën e mëparshme para Gjykatës u dëgjuan disa dëshmitarë. Dëshmitari Goran Ignovski, i cili për më shumë se 34 vjet merret me shitjen dhe servisimin e pajisjeve për dhënie me qira për ngjarje – audio pajisje, ndriçim dhe efekte skenike – deklaroi se një vit e gjysmë para ngjarjes tragjike në diskotekën "Puls" në Koçan u kishte shitur pajisje (kuti për aktivizim në distancë) dhe spërkatëse Panços dhe një anëtari të DNK-së.

Во несреќата во дискотеката во Кочани, според првичните информации од Општина Штип, загинати се пет лица од оваа општина од кои три деца. 

Një e punësuar në byronë kontabiliste, e cila ka bashkëpunuar me Agjencinë për sigurim Rubikon, ka dëshmuar se asnjëherë nuk ka hasur në ndonjë dokument material se mes Pulsit dhe Rubikonit ka ekzistuar ndonjë bashkëpunim afarist.

Një e punësuar në degën rajonale të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Koçan deklaroi se në lidhje me diskotekën "Puls" nuk ka marrë asnjë dokumentacion, si dhe se dega rajonale në Koçan nuk ka inspektor për mbrojtje dhe shpëtim.

Zjarri në diskotekën "Puls" në Koçan shpërtheu më 16 mars të vitit 2025  gjatë një paraqitjeje nga grupi "DNK" dhe përbën një nga tragjeditë më të rënda në historinë e re të vendit. Me seancën e sotme vazhdon procedura e provave me paraqitjen e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria – e cila përfaqësohet nga një ekip prej 15 prokurorësh publikë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан