Vazhdon debati për rolin e Kuvendit në procesin e inkuadrimit në BE
Shkup, 26 prill 2026 (MIA) - Në Kuvend sot vazhdon debati "Roli i Kuvendit në procesin e inkuadrimit në BE", në organizim të Institutit për Politika Evropiane (IPE), që filloi dje pasdite.
Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, në sesionin e dytë plenar me temën "Trupat e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe procesi i inkuadrimit ndaj BE-së", do të debatojnë Bekim Sali, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Venko Filipçe, kryetar i Këshillit Kombëtar për Eurointegrime, Eli Panova, anëtare e Komisionit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ish ministër o Punëve të Jashtme dhe Cvetanka Ivanova, ish sekretare e përgjithshme e Kuvendit.
Në ditën e djeshme të debatit folës ishin kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, Zoran Dimitrovski, zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Fani Karanfilova-Panovska, zëvendëskryetarja e LSDM-së, Marija Risteska, drejtoresha ekzekutive e Qendrëa për Hulumtime dhe Krijim të Politikave - CRPM dhe Gordan Georgiev, ish deputet dhe kryetar i Forumit për Politika të Mençura.
Ata iu përgjigjën pyetjeve të qytetarëve në lidhje me miratimin e ligjeve me procedurë të shkurtuar dhe me flamur evropian, në lidhje me modelin zgjedhor, në lidhje me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë dhe në ndryshimet kushtetuese, si dhe në lidhje me tema të tjera. sa/
Foto: MIA