• сабота, 14 март 2026

Valbon Limani promovoi fillimin e punimeve në dy rrugë

Valbon Limani promovoi fillimin e punimeve në dy rrugë

Gostivar, 13 mars 2026 (MIA) - Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot promovoi fillimin e punimeve për rikonstruktimin e dy rrugëve në lagjen "Lajthia" me gjatësi të përgjithshme prej 1.000 metrave.

"Bëhet fjalë për dy rrugë në lagjen Lajthia në gjatësi 1.000 metre. Bëhet rikonstruimi i tërësishëm  këtyre dy rrugëve, kurse në plan është paraparë edhe dy rrugë të tjera që mbesin në këtë lagje dhe me këtë, komplet lagjen do të bëhet rikonstruimi i tërësishëm", u shpreh kryetari Valbon Limani.

Limani gjithashtu paralajmëroi se Komuna e Gostivarit do të vazhdojë me investime në infrastrukturën rrugore edhe në pjesë të tjera të qytetit, me qëllim përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.

Остани поврзан