Urim nga ministri Minçev me rastin e Pashkëve: Le të sjellë festa e Ringjalljes së Krishtit shpresë, dashuri dhe energji të re për përparim të përbashkët
- Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, me rastin e festës së madhe të krishterë Pashkët, u dërgoi urim besimtarëve ortodoksë.
Shkup, 12 prill 2026 (MIA) – Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, me rastin e festës së madhe të krishterë Pashkët, u dërgoi urim besimtarëve ortodoksë.
“Me rastin e festës së madhe të krishterë Pashkët, më lejoni t’ju përcjell urime të sinqerta me dëshira për shëndet, paqe dhe mirëqenie në çdo shtëpi. Le të sjellë festa e Ringjalljes së Krishtit shpresë, dashuri dhe energji të re për përparim të përbashkët. Në frymën e solidaritetit dhe respektit të ndërsjellë, të vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri të bazuar në vlera, besim dhe përkushtim ndaj qytetarëve. Ju uroj që ditët e festës t’i kaloni në rrethin e më të afërmve, të mbushura me gëzim, ngrohtësi dhe momente të bukura. Krishti u ringjall! Me të vërtet u ringjall!”, thuhet në urimin e ministrit Goran Minçev. ls/
Foto: MAP