• четврток, 10 октомври 2024

Uragani "Kirk" mbërrin në Evropë

Uragani

 Lisbonë/Madrid, 9 tetor 2024 (MIA) - Në drejtim  të Evropës po lëviz uragani "Kirk", i cili me siguri do të shkaktojë dëme në disa pjesë të Evropës kur të arrijë këtë javë. 

 "Kirk" fillimisht ishte uragan i fuqishëm, i cili lëvizte mes Bermudëve të Karaibeve dhe Ishujve Azor në pjesën qendrore të Atlantikut gjatë fundjavës. Shkurt arriti deri në kategorinë 4 në shkallën Safir-Simpson. Tani do të jetë shumë i fortë sepse do të zhvillohet në një stuhi të fuqishme të Atlantikut siç e shohim shpesh mbi Atlantikun e Veriut dhe Evropën Perëndimore gjatë vjeshtës dhe dimrit", sqaroi meteorologu Lars Lovinski. 

 Duke u afruar drejtë kontinentit evropian, "Kirk" me siguri nga sot të fillojë të prekë Portugalinë veriore dhe Spanjën veriperëndimore. Janë të mundshe erë të fortë dhe shi të rrëmbyeshëm para se të mbërrijë.

 Probleme priten edhe në Francë, Gjermani, Zvicër, Belgjikë...

 "Kirk" me siguri do të shkaktojë pasoja të konsiderueshme nga erërat e forta dhe shirat e dendur në rajonet e përmendura. Priten dëme të pemëve dhe çative, ndërprerje të rrymës, rrugë të bllokuara dhe linja hekurudhore", sqaron Lars. 

 Shirat e dendur mund të shkaktojnë edhe përmbytje të menjëhershme dhe përmbytje të lumenjve, ndërsa në rastin më të keq, rrëshqitje të dheut në zonat malore. Sinoptikanët thonë se "Kirk" mund të sjellë disa orë shi të dendur dhe erëra të forta edhe në pjesë të MB-së - por ende nuk është e qartë se sa të forta do të jenë ato. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Тагови

Остани поврзан