“Uollstrit xhurnall”: Vendet evropiane planifikojnë mision për Ngushticën e Hormuzit pa SHBA-në
- Vendet evropiane po shqyrtojnë formimin e një koalicioni të gjerë ndërkombëtar, pa pjesëmarrjen e SHBA-së për të siguruar trafikun detar të papenguar përmes Ngushticës së Hormuzit, pas përfundimit të konfliktit, duke kundërshtuar përfshirjen e "palëve ndërluftuese" dhe duke theksuar koordinimin me aktorët rajonal, thekson "Uollstrit xhurnall", duke u thirrur në burime.
Bruksel, 15 prill 2026 (MIA) - Vendet evropiane po shqyrtojnë formimin e një koalicioni të gjerë ndërkombëtar, pa pjesëmarrjen e SHBA-së për të siguruar trafikun detar të papenguar përmes Ngushticës së Hormuzit, pas përfundimit të konfliktit, duke kundërshtuar përfshirjen e "palëve ndërluftuese" dhe duke theksuar koordinimin me aktorët rajonal, thekson "Uollstrit xhurnall", duke u thirrur në burime.
Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi se është planifikuar një mision ndërkombëtar mbrojtës i cili nuk do të përfshijë "palët ndërluftuese", duke precizuar se kjo vlen për SHBA-në, Izraelin dhe Iranin.
Operacioni do të zhvillohej në tre faza - vendosja e logjistikës për lirimin e qindra anijeve të bllokuara, zbatimin e një operacioni në shkallë të gjerë për pastrimin e minave duke përdorur më shumë se 150 minapastrues evropianë dhe vendosja e fregatave dhe shkatërruesve për shoqërim ushtarak, krejt kjo sipas modelit të misionit në Detin e Kuq.
Plani, sipas "Nju Jork Tajmsit", pasqyron tensionet transatlantike në rritje pasi presidenti amerikan, Donald Tramp u bëri thirrje aleatëve evropianë të bashkohen në përpjekjet ushtarake të SHBA-së, duke përfshirë edhe bllokadën e porteve iraniane.
SHBA të hënën vendosi bllokadë në Ngushticën e Hormuzit e cila ndikoi në të gjitha anijet që hyjnë ose dalin nga portet dhe zonat bregdetare iraniane, duke përfshirë portet në Gjirin Arabik dhe Gjirin e Omanit.
Ndryshe, presidenti Tramp kërcënoi se do të shkatërrojë çdo anije iraniane që i afrohet bllokadës amerikane në Ngushticën e Hormuzit.
Foto: arkivi