Ukraina, marrëdhëniet BE-Kinë dhe Lindja e Mesme tema kryesore në Këshillin e sotëm për punë të jashtme
- Zhvillimi më i ri i ngjarjeve të lidhura me agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës, marrëdhënies mes BE-së dhe Kinës dhe situata në Lindjen e Mesme, do të jenë tema kryesore në mbledhjen e Këshillit për punë të jashtme të BE-së, me të cilën do të kryesojë përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë Kaja Kalas.
Bruksel, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Zhvillimi më i ri i ngjarjeve të lidhura me agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës, marrëdhënies mes BE-së dhe Kinës dhe situata në Lindjen e Mesme, do të jenë tema kryesore në mbledhjen e Këshillit për punë të jashtme të BE-së, me të cilën do të kryesojë përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë Kaja Kalas.
Mbledhja e shefave të diplomacive nga vendet anëtare të BE-së do të fillojë me shkëmbimin e mendimeve me homologun e tij ukrainas Andrij Sibiha përmes lidhjes së videokonferencës, me ç'rast ai do të informojë për situatën më të re në terren, për përpjekjet diplomatike për arritjen e paqes dhe për prioritetet më emergjente të Ukrainës.
Pas kësaj ministrat evropian do të bisedojnë për përpjekjet paqësore rrjedhëse të udhëhequra nga SHBA, me ç'rast pritet të bisedohet për obligimet e ndërmarra të sigurisë së BE-së ndaj Ukrainës, si dhe për përpjekjet për ndihmë ushtarake afatgjatë dhe trajnim dhe për mbështetje të qëndrueshmërisë së vendeve dhe industrisë së tyre mbrojtëse, me qëllim që të përforcohet pozicioni i Kievit në dritën e bisedimeve paqësore diplomatike rrjedhëse.
Përveç kësaj, është parashikuar që ministrat të shkëmbejnë mendime për mënyrat e rritjes së mëtejshme të presionit ndaj Rusisë, veçanërisht përmes masave kundër të a.q. flota ruse në hije, si dhe për masat e ardhshme kufizuese kundër Moskës dhe Minskut.
Në njoftim, citohet edhe se ministrat me siguri "do ta shqyrtojnë edhe çështjen e financimit të Ukrainës në vitet 2026 dhe 2027, në prag të diskutimit të parashikuar në lidhje me këtë temë në Samitin e BE-së të caktuar për të enjten. Bëhet fjalë për planin për sigurimin e 210 miliardë eurove mbështetje financiare të Ukrainës përmes të a.q. huaja e dëmshpërblimeve, që duhet të paguhet nga mjetet e ngrira ruse në BE. Ky plan ishte shqyrtuar edhe në Samitin paraprak të tetorit të BE-së, por nuk u miratua për shkak të kundërshtimit të Belgjikës. Në ndërkohë edhe krahas përpjekeve të Komisionit Evropian për "heqjen e brengës së Belgjikës në lidhje me planin", rezerva ndaj tij shprehën edhe Hungaria, Italia, Bullgaria dhe Malta.
Është parashikuar në Këshillin e Punëve të Jashtme të merret vendim për nënshkrimin e Konventës për themelimin e Komisionit Ndërkombëtar për kërkesat e Ukrainës, si dhe për gjendjen me fëmijët ukrainas të transferuar në Rusi pas fillimit të luftës.
Në lidhje me marrëdhëniet mes BE-së dhe Kinës, është parashikuar që Kalas t'i informojë për bashkëpunimin dypalësh në kushte të ngjarjeve aktuale gjeoekonomike dhe gjeopolitike, si dhe për vizitat e mëparshme zyrtare të përfaqësuesve të lartë të Unionit në Pekin.
Ministrat e punëve të jashtme do të diskutojnë edhe për mbështetjen kineze ndaj agresionit rus në Ukrainë, pas thirrjes së liderëve evropian në Samitin BE-Kinë në korrik të këtij viti Kina "ta shfrytëzojë ndikimin e saj për të mbështetur paqen e drejtë dhe të përhershme", në bazë të parimeve të Kartës së KB-së, si dhe në çdo lloj mënyrë "për ta mundësuar luftën".
Në Këshillin e Punëve të Jashtme do të shkëmbehen mendime edhe për situatën në Lindjen e Mesme, para se gjithash për ngjarjet aktuale në Siri, marrëdhëniet palestinezo-izraelite dhe gjendjen në Liban.
Në lidhje me Sirinë, pritet fokusi i bisedave të vendoset në zhvillimin e ngjarjeve në vend një vit pas rënies së regjimit të Bashar Asadit dhe kontekstin më të gjerë gjeopolitik nga ky akt, veçanërisht me sfidat e lidhura me tranzicionin e vendit, plotësimin e kërkesave kyçe të BE-së dhe bashkëpunimin e Unionit me autoritetet tranzitore siriane.
Pritet shefat e diplomacive të bisedojnë edhe për kontributin e BE-së në zbatimin e planit gjithëpërfshirës për t'i dhënë fund konfliktit në Gaza, për mbështetje të autoriteteve autonome palestineze, lidhur me nevojat humanitare, menaxhimin dhe sigurimin dhe për misionet e BE-së për mbështetjen e kontrollit të vendkalimeve kufitare dhe për trajnim të policisë palestineze.
Në pjesën e temës për Lindjen e Mesme, do të shqyrtohet edhe çështja për Libanin dhe për mbështetjen e BE-së për forcat e armatosura dhe të sigurisë së Libanit.
Plotësisht në mbledhjen ministrore do të bisedohet edhe për kandidaturën qipriote për kryesimin me OSBE-në, për gjendjen në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos dhe për takim mes përfaqësuesve të BE-së dhe shteteve perëndimore afrikane të mbajtuar në fund të nëntorit, ndërsa Austria do t'i prezantojë rezultatet e takimit të mëparshëm të grupit Miqtë e Ballkanit Perëndimor të mbajtur më 4 dhjetor në Vjenë. sa/
Foto: MIA arkivi