Ukraina dhe Rusia pretendojnë se kanë rrëzuar nga 130 dronë gjatë natës
- Autoritetet ukrainase dhe ruse këtë mëngjes njoftuan se kanë rrëzuar nga 130 dronë mbi territoret e tyre gjatë natës së kaluar, njofton gazeta e Parisit "Le Mind" në ueb-faqen e tij.
Kiev/Moskë, 15 dhjetor 2025 (MIA) - Autoritetet ukrainase dhe ruse këtë mëngjes njoftuan se kanë rrëzuar nga 130 dronë mbi territoret e tyre gjatë natës së kaluar, njofton gazeta e Parisit "Le Mind" në ueb-faqen e tij.
Forcat ruse e sulmuan Ukrainën natën e kaluar me 153 dronë sulmues të tipit "Shahed" dhe "Gerbera", të lëshuara nga rajonet Kursk, Orjol, Primorsk-Ahtar, Milerovsk, Shatalovsk, Shudina dhe Guardia, njoftuan mëngjesin e sotëm forcat ajrore ukrainase , duke specifikuar se kanë rrëzuar 133 drone.
Nga ana tjetër, njësitë ruse të mbrojtjes ajrore njoftuan se kanë rrëzuar 130 drone ukrainase gjatë natës, prej të cilëve 15 po lëviznin drejt Moskës.
Prefekti i Moskës, Sergej Sobjanin, deklaroi se edhe katër dronë që fluturonin dejt kryeqytetit të Rusisë ishin rrëzuar mëngjesin e sotëm.
Aeroportet e Moskës, Domodedovë dhe Zhukovski, së bashku me aeroportet e tjera në jug të Rusisë, u detyruan të ndërpresin operacionet, njoftoi Administrata e aviacionit civil rus.
Guvernatori i rajonit të Rostovit, Jurij Slusar, deklaroi se një linjë elektrike me tension të lartë është dëmtuar gjatë një sulmi me dron gjatë natës.
Nuk ka raporte për viktima të mundshëm.
Sulmet po zhvillohen ndërsa po zhvillohen negociatat për ndalimin e konfliktit. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s