Uji në Shkup është i sigurt për pije
- Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë të dhënat e analizave të bëra në 150 mostra nga 42 vende matëse.
Shkup, 15 shtator 2025 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë të dhënat e analizave të bëra në 150 mostra nga 42 vende matëse.
"Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga data 8 deri më 12 dhjetor merr 150 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 150 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit për pije nga 42 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të fituara nga hulumtimet, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit për pije", njoftuan nga NP "Ujësjellës dhe Kanalizim" Shkup.
Ndërmarrja Publike, siç citojnë nga atje, me qëllim të informimit më të mirë të qytetarëve në Qytetin e Shkupit, këto të dhëna i publikon në raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujt për pije, të marrë nga analizat e zbatuara në Sektorin për Kontroll sanitar. sa/
Foto: MIA Arkivi