• петок, 18 октомври 2024

U promovua doracaku për siguri të gazetarëve

U promovua doracaku për siguri të gazetarëve

Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) - Siguria e gazetarëve nga çfarëdo lloj aspekti është kusht bazik për sektor të lirë dhe të pavarur gazetaresk. Në vitet e fundit, numri i sulmeve të paraqitura ndaj gazetarëve është dukshëm i lartë. Megjithatë, ndryshimet në Kodin penal u dhanë pozitë të re gazetarëve dhe mbrojtjes së tyre, ndërkaq kjo u reflektua edhe në vetë praktikën e veprimit të institucioneve, u cek sot gjatë promovimit të doracakut për siguri të gazetarëve që u mbajt në organizim të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), në bashkëpunim me Prokurorinë publike dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Mlladen Çadikovski në fjalimin e tij theksoi se është e pamundur të ketë procese funksionale dhe demorkatike në cilën do shoqëri, pa të drejtë të lirisë së shprehjes.

"Profesioni ynë i cili e sjell të vërtetën dhe transparencën gjithnjë e më tepër po përballet me sfida serioze, jo vetëm lidhur me sigurinë fizike në raport me gazetarët, por edhe lidhur me presionet dhe sulmet ndaj lirisë së fjalës. Siguria e gazetarëve nga çdo lloj aspekti është kusht bazik për sektor të lirë dhe të pavarur të gazetarisë. Detyrë e jona nuk është vetëm të informojmë, por ta mbrojmë të drejtën e opinionit të marrë informata të sakta dhe me kohë. Prandaj është e domosdoshme të sigurohet mjedis në të cilin gazetarët do të mund të punojnë të lirë dhe të sigurt", tha Çadikovski.

Ai informoi se në vitet e fundit numri i sulmeve të paraqitura ndaj gazetarëve është dukshëm më i lartë. Siç theksoi, në vitin 2021 ka pasur nëntë sulme apo padi për gazetarë, në vitin 2022 ka pasur 11, në vitin 2023 po aq, 11, ndërsa deri më tani këtë vit janë regjistruar tetë sulme.

"Po ndryshon gazetaria, po ndryshojnë edhe format e dhunës. Sot sulmet ndaj gazetarëve nuk janë vetëm dhunë fizike. Kërcënimet verbale dhe maltretimet përmes platformave onlajn, janë po ashtu problem. Gratë gazetare janë posaçërisht të ekspozuara ndaj fjalorit urrejtës dhe mizogjinisë që plotësisht e vështirëson punën e tyre", shtoi Çadikovski.

Gazetarët, siç theksoi, gjithnjë e më shumë po përballen edhe me dhunë juridike.

"Paditë e pabaza nga të fuqishmit politik apo ekonomik janë kërcënim për lirinë. Përderisa ne debatojmë, kolegu Sekullovski dhe avokatët tanë janë në gjykatë në proces gjyqësor kundër dy kolegëve tanë. Dhuna ekonomike është edhe një sfidë tjetër. Kushtet e pasigurta për punë dhe të ardhurat e ulëta krijojnë atmosferë të frikës dhe vetëcenzurës", shtoi Çadikovski.

Prokurori publik në Prokurorinë e lartë publike Shkup, Elvin Veli në fjalim sot theksoi se doracaku është ndihmë jo vetëm për gazetarët, por edhe për organet të cilat do të vepronin rreth lëndëve të tilla.

"Angazhimi i Prokurorisë publike dhe MPB-së, në bashkëpunim me SHGM-në, në këtë drejtim është i vazhdueshëm. Në katër prokurori publike në shtet janë emëruar prokurorë të posaçëm publik, të cilët i ndjekin lëndët lidhur me sigurinë e gazetarëve. TË gjitha institucionet e përfshira koordinohen edhe lidhur me statistikën për sulmet e këtilla edhe lidhur me veprimet të cialt ndërmerren. Kjo jep rezultate edhe në praktikë. Kryesit e sulmeve ndaj gazetarëve do të identifikohen më shpejtë dhe do të sanksionohen në mëynrë adekuate", shtoi Veli.

Zëvendësambasadorja e Ambasadës së Holandës, Manon jansen potencoi se njerëzit jetojnë jetë më të lumtur, ashtu edhe më të sigurt në shoqëritë në të cilat ka institucione më të drejta dhe raportim më transparent.

"gazetaria është e mirë publike. Gazetarët kanë tëd rejtë të punojnë në mjedis në të cilin nuk druajnë për sigurinë e tyre. Vetëm atëherë mund të[ kemi shoqëri ku sundon e drejta, ndërsa gazetarët funksionojnë pa frikë për sigurinë e tyre apo nga hakmarrja. Doracaku është vegël praktike në të cilën mund të shohim si të përballemi me rreziqet, me të cilat përballen gazetarët çdo ditë. Doracaku është mënyrë në të cilën mund të njoftoheni si të mirëmbahet siguria e gazetarëve", tha Jansen në fjalimin e tij.

Bashkë-autore e doracakut, Biljana Arsovska theksoi se ndryshimet në Kodin penal u dhanë pozitë të re gazetarëve dhe mbrojtjes së tyre.

Ndryshimet në Kodin penal u miratuan nga Kuvendi më 13 shkurt 2023. Me to u inicua tentim kualifikues për disa vepra të caktuara penale të kryera kundër gazetarëve në realizim të detyrave të tyre zyrtare dhe për veprat e tilla ishin paraparë dënime më të larta. Para së gjithash për veprat penale parandalim i personit zyrtar në ushtrimin e veprimit zyrtar, rrezikim i sigurisë dhe detyrim. Cilësia zyrtare e gazetarit drejtpërdrejtë u reflektua në situata kur ai e kryen detyrën e vet profesionale. Gazetari, në mënyrë që të mbrohet në këtë tentim kualifikues për ushtrim të veprave penale, duhet të jemi të sigurt se ai në momentin ka kryer detyra profesionale", tha Arsovska.

Ajo përmendi se në doracak janë përfshirë edhe format e tjera të rrezikimit të sigurisë së gazetarëve, nga përhapja e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik, deri te rrezikimi i sigurisë.

Bashkëautori Toni Angellovski tha se ky doracak do t'u ndihmojë shumë edhe gazetarëve edhe institucioneve.

"Me krenari mund të them se jemi në vendin e 36-të në listën e 'reporterëve pa kufij'. Jo vetëm që jemi më të mirët në Ballkanin Perëndimor, por jemi më të mirë edhe nga vende të BE-së. Kjo nuk do të thotë se duhet të ndalemi, por të vazhdojmë të punojmë në vazhdimësi", tha Angellovski.

Doracaku është përpunuar në kuadër të projektit rajonal mes BeH-së, Maqedonisë së Serbisë dhe Serbisë, në bashkëpunim me Komitetin e Helsinkit të Holandës. ab/

Foto: МIА

Остани поврзан