U miratuan procedura për punë dhe trajnime në Komisionin shtetëror zgjedhor
- Në mbledjen e sotme të tretë të Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) unanimisht u miratuan një sërë aktesh dhe programesh, me të cilat rregullohen procedurat e punës, përforcohet perspektiva gjinore dhe avancohen kapacitetet e institucionit.
Shkup, 16 prill 2026 (MIA) - Në mbledjen e sotme të tretë të Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) unanimisht u miratuan një sërë aktesh dhe programesh, me të cilat rregullohen procedurat e punës, përforcohet perspektiva gjinore dhe avancohen kapacitetet e institucionit.
Me mbështetje unanime, Komisioni e miratoi edhe procedurën për punë jashtë orarit, me të cilën rregullohet mënyra e pagesës së shtesës së rrogës, si dhe realizimi i së drejtës së orëve apo ditëve të lira për të punësuarit, posaçërisht në periudha me vëllim të shtuar të punës, përfshirë edhe gjatë aktiviteteve zgjedhore.
Në kuadër të mbledhjes u miratua edhe procedura për mungesë të të punësuarve nga hapësirat e KSHZ-së gjatë orarit të punës, me qëllim të standardizimit të procedurave dhe harmononizimit me ndryshimet ligjore dhe sistematizimin në Komision.
Anëtarët e KSHZ-së e miratuan edhe planin e aksionit për avancim të perspektivës gjinore në punën e Komisionit, si dhe programin për trajnime të kryesisë dhe të punësuarve në KSHZ për vitin 2026, me theks të veçantë në mbrojtjen e të dhënave personale.
Në kuadër të pikës "Të ndryshme", nga KSHZ informuan se po punohet intensivisht në zgjidhjen e problemit me pagesën e kompensimeve për anëtarët e këshillave zgjedhorë, me ç'rast u cek sse obligimi për pagesë i takon komunave në pajtim me aktet ligjore dhe nënligjore.
Nga Komisioni paralajmëruan vazhdim të aktiviteteve dhe takimeve me institucionet kompetente, me qëllim të zgjidhjes më të shpejtë të këtij problemi. ab/
Fotо:Printskrin