• сабота, 31 август 2024

Turqia dhuroi dronë, mjete për lidhje dhe pajisje intendante për Armatën tonë

Turqia dhuroi dronë, mjete për lidhje dhe pajisje intendante për Armatën tonë

Shkup, 30 gusht 2024 (MIA) - Në kazermën "ilinden" në Shkup, sot pati pranim-dorëzim të donacionit të pajisjes nga Republika e Turqisë për nevojat e Armatës sonë. Bëhet fjalë për dronë, mjete prë lidhje, vizirë të natës dhe pajisje intendante. Në ngjarje morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, si dhe ambasadori i Turqisë, Fatih Ullusoj.

Ambasadori turk Ullusoj tha se ka nderin të dëshmojë në një prej çasteve më të rëndësishme të miqësisë shumëvjeçare mes dy vendeve.

"Pajisja ushtarake që po dhurohet, nuk paraqet vetëm një grant, por është shenjë simbolike e mbështetjes sonë në drejtim të përforcimit të kompetencave mbrojtëse të Maqedonisë së Veriut. Jam posaçërisht i lumtur, që ky pranim-dorëzim po realizohet në ditën që koincidon me 30 gushtin - Ditën e fitores (Ditën e amratës), që ka rëndësi të veçantë ushtarake për Turqinë", theksoi ambasadori turk.

Ai theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve, fuqinë e vet e marrin nga lidhjet thellë të rrënjosura historike, kulturore dhe ndërnjerëzore.

Ambasadori foli edhe për atë se "Republika e Turqisë, e cila këtë vit do ta festojë 101-vjetorin e saj, në periudhën e kaluar u prëforcua në të gjitha fushat".

Me anijen e parë të armatosur pa pilot në botë, fluturaket e armatosura pa pilot, TXHG Anadollu, aeroplanin luftarak pa pilot Kizilelma, aeroplanin luftarak nacional të gjeneratës së pestë KAAN, protagonistët e fushës së vet, suksesi i të cilëve u dëshmua në një sërë rajonesh ushtarake, fluturaket e armatosura pa pilot Bajraktar, Akinxhi, Aksungur, ANKA-3, si dhe me një sërë kapacitetesh të tjera, vazhdimisht angazhohemi ta zhvillojmë veten", shtoi ambasadori.

Si vend që në të gjitha fushat, prëfshirë edhe industrinë e mbrojtjes, theksoi ai, i zhvillon marrëdhëniet bilaterale në bazë të parimit të vin-vin, na aparqet kënaqësi t'i ndajmë aftësitë tona me vendet tona mike dhe aleate.

Ai theksoi se janë të vendosur të vazhdojnë t'i zhvillojnë bashkëpunimin dhe mbështetjen tonë.

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski tha se sot nuk shihet vetëm aleanca në vepër, por shihet edhe miqësia dhe përkushtimi i ndërsjelltë, i dukshëm më se tre dekada.

"Prandaj, kam kënaqësinë  veçantë që sot, si ministër i Mbrojtjes, kam nderin aleatëve tanë tua uroj festën nacionale - Ditën e fitores dhe Ditën e forcave të armaatosura të Republikës së Turqisë. Donacioni nga Republika e Turqisë edhe njëherë e dëshmon miqësinë e vërtetë dhe të përhershme mes popujve tanë. Në emër të popullit tonë dhe Armatës, e falënderoj popullin dhe shtetin e Turqisë për këtë donacion, që do të mundësojë përforcim të kapaciteteve të Armatës sonë, e me atë edhe prëforcim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit të Aleancës", theksoi ministri i Mbrojtjes, duke cekur se Turqia është mikja dhe partnerja jonë e dëshmuar.

Mbështetja e tyre, shtoi ai, "dukshëm kontribuoi për modernizim dhe pajisje të Armatës sonë me pajisjen e re më bashkëkohore në pajtim me standardet e NATO-s".

Edhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Lafçiski e uroi ditën e rëndësishme për, siç tha, partneren tonë strategjike, Republikën e Turqisë, në emrin e tij dhe në emër të të gjithë pejsëtarëve të Armatës.

Sipas tij, kjo ditë nuk është festë vetëm për Turqinë, por është edhe simbol i fuqisë së miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve. ab/

Foto dhe videо: МIА

Остани поврзан