• среда, 15 април 2026

Tryezë e rrumbullakët: Ankimi kushtetues është absolutisht i nevojshëm, por për vendosjen e saj duhet të ndryshohet Kushtetuta, e cila është një temë e ndjeshme

Tryezë e rrumbullakët: Ankimi kushtetues është absolutisht i nevojshëm, por për vendosjen e saj duhet të ndryshohet Kushtetuta, e cila është një temë e ndjeshme

Shkup, 24 mars 2026 (MIA) - Ankesa Kushtetuese është absolutisht e nevojshme, por për vendosjen e saj duhet të ndryshohet Kushtetuta dhe kjo është një temë e dhimbshme për hapjen e së cilës duhet të krijohen kushte. Kjo u porosit në hapjen e tryezës së rrumbullakët për vendosjen e ankesës kushtetuese si instrument për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, të organizuar sot në Gjykatën Kushtetuese me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian.

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski në hapje tha se sundimi i ligjit është një imperativ që duhet të respektohet dhe Qeveria ka agjendë të përforcuar të dërgesës së reformave të cialt drejtpërdrejtë ndikojnë në sudimin e ligjit, dhe njoftoi se pret në kohën më të shkurtër lajme pozitive për Planin e rritjes.

"Të gjitha ligjet janë punuar me ekspertë nga KE-ja, opinioni vendor dhe profesional, një pjesë e madhe marrin edhe mendim nga Komisioni i Venecias. Ligji nuk duhet të jetë tryezë suedeze. Duhet të ketë një qasje të ndryshme, parimore edhe atëherë kur nuk jeni dakord me diçka, por nëse ligji e thotë këtë duhet ta pranoni. Si njerëz dhe si Qeveri mund të mos na pëlqejnë disa vendime të Gjykatës Kushtetuese, por duhet t'i respektojmë", tha Mickoski.

Kryeministri theksoi se të gjithë ata që janë të përfshirë në aktivitete publike duhet të jenë të vetëdijshëm se jo vetëm që mbahen përgjegjës para gjykatës së publikut, por edhe mbajnë peshë me veprimet e tyre.

"Pajtohemi me Kostadinovskin se Ligji për Gjykatën Kushtetuese dhe ankesa kushtetuese janë të nevojshme, por për këtë është i nevojshëm një ndryshim i Kushtetutës dhe për ne është një temë e dhimbshme dhe kur përmendet na kujton gjëra të dhimbshme nga e kaluara... Pajtohem absolutisht me Institutin e Ankesave Kushtetuese, por është më mirë të krijohen kushte për ndryshimin e Kushtetutës në mënyrë që të mos shqetësohet publiku tashmë i shqetësuar. Në kushte kur duhet të konsolidohemi dhe në kushte të një krize globale, kemi një sfidë tjetër për të kthyer një taksë solidariteti që dikush e ka mbledhur, dhe tani kemi ardhur ta kthejmë atë. Por, përveç sundimit të ligjit, duhet të ketë edhe një kuptim të trendeve dhe proceseve shoqërore", tha Mickoski.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski, në fjalën hyrëse tha se e rëndësishme për një demokraci është pavarësia e Gjykatës Kushtetuese.

"Nuk është e mundur që Gjykata Kushtetuese ta mbajë këtë çështje e vetme dhe jam i kënaqur që biseduam me kryeministrin dhe kemi qëndrime pothuajse identike për këto tema jashtëzakonisht të rëndësishme - pavarësinë e gjyqësorit, ankesën kushtetuese dhe pavarësinë financiare", tha Kostadinovski.

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas, tha se është e rëndësishme për reformat thelbësore të ecin krah për krah.

"Gjykata Kushtetuese nuk është vetëm edhe një institucion, por është një mbrojtës i vërtetë i të drejtës dhe mbrojtës i të drejtave të njerëzve dhe pavarësia dhe sovraniteti i tij janë kyçe. Në sistemet e BE-së kemi qasje të ndryshme, dhe nuk është çështje e një modeli të vetëm, por duam të kemi qëllim të njejtë - njerëzit të kenë të drejta të njejta dhe qasje në drejtësinë kushtetuese", deklaroi Rokas.

Nga ana jonë, theksoi euroambasadori, do t'i sigurojmë të gjithë mbështetjen dhe njohurinë në rrugën drejt integrimin në BE.

 Ngjarja mbahet në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, "Kapacitete të përforcuara të Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e akteve të miratuara normative dhe mbrojtjen e të drejtave themelore. sa/

foto: printskrin

Остани поврзан