Tripunovski: Ministritë e Bujqësisë dhe Ekonomisë nesër do të mbajnë takim të përbashkët me importuesit e plehrave artificiale për miratimin e masave konkrete
- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe e Ekonomisë dhe Punës së bashku bëjnë skrining të importuesve të plehrave artificiale, informoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, i cili sot u përgjigj pyetjeve të gazetarve para hapjes së Këshillimit shkencoro-profesional ndërkombëtrar "Agro-shkenca dhe praktika 2026" (ASHP-2026) në Fakultetin bujqësor pranë Universitetit "Goce Dellçev" - Shtip.
Shtip, 16 prill 2026 (MIA) - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe e Ekonomisë dhe Punës së bashku bëjnë skrining të importuesve të plehrave artificiale, informoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, i cili sot u përgjigj pyetjeve të gazetarve para hapjes së Këshillimit shkencoro-profesional ndërkombëtrar "Agro-shkenca dhe praktika 2026" (ASHP-2026) në Fakultetin bujqësor pranë Universitetit "Goce Dellçev" - Shtip.
Tripunovski paralajmëroi se në takimin e përbashkët nesër pritet të miratohen masa, të cilat do ta parandalojnë goditjen e çmimeve, pasi ka rritje të çmimit të plehrave artificiale. Skriningu është në pjesën e asaj se me cilat çmime janë importuar plehrat artificiale dhe cili është marzhi, të cilin e kanë përdorur në pjesën e shitjes.
"Që nesër është caktuar takim me importuesit e plehrave artificiale në vendin tonë, në Ministrinë e Bujqësisë, ku do të marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, për të parë sodazhin në terren, i cili ka arritur nga Inspektorati i tregut dhe sipas atyre parametrave që do të përfshihen në takimin e përbashkët, do të miratojmë disa masa konkrete, si do të veprojmë në pjesën e parandalimit të mundshëm të goditjes së çmimeve, në pjesën e përdorimit të plehrave artificiale", tha Tripunovski.
Në pyetjen nëse blegtorët i kanë marrë të gjitha subvencionet, Tripunovski u përgjigj se në pjesën e pagesës së subvencioneve gjithmonë ka kontrolle shtesë dhe, siç tha, në pjesën e asaj që do të thotë korrektësia e vetë aplikimeve.
"Subvencionet që janë paguar deri tani janë mbi 35 milionë euro, për disa kategori bujqësore dhe kjo do të vazhdojë në periudhën e ardhshme. E përsëris, ata që ishin nën kontroll shtesë, pas përfundimit të vetë procesit, nëse aplikimi është i saktë, nëse kontrolli është në rregull, normalisht do t'u paguhen atyre fermerëve", tha Tripunovski. bsh/
Foto: MIA