Tripunovski: Kemi rritje të grumbullimit për 15 për qind dhe të eksportit për 5,5 për qind
- Nëse i krahasojmë shifrat e vitit 2025 me vitin 2024 dhe vitet paraprake, mund të vërejmë një rritje serioze në industrinë përpunuese prej 3,6 për qind. Ajo që është edhe më e rëndësishme është analiza sipas tremujorëve në vitin 2025, veçanërisht në pjesën e grumbullimit dhe shitjes së produkteve bujqësore, që paraqet një nga treguesit më relevantë për sasinë e prodhimit vendor. Në tremujorin e katërt të vitit 2025, blerja dhe shitja e produkteve bujqësore arriti në rreth 12,5 miliardë denarë, që është 15 për qind më shumë në krahasim me vitin 2024. Një trend i ngjashëm pozitiv është vërejtur edhe në tremujorët e tjerë, që do të thotë se prodhimi vendas në aspektin sasior është në rritje, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në panel diskutimin "Rritja Ekonomike - Siguria Ekonomike e Qytetarëve" që u mbajt në Qeveri.
Веста е достапна само за претплатниците на веб-сервисот на МИА.
Логирајте се или контактирајте го секторот за маркетинг за повеќе информации.