Trendafillov e braktisi mbledhjen e Këshillit ekonomiko-social
- Kryetari i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trenbdafillov e braktisi mbledhjen e sotme të Këshillit ekonomiko-social, që u mbajt në Qeveri, për shkak të, siç kumtoi në profilin e tij në Fejsbuk, pakënaqësisë nga shuma e dakordimit të rrogës minimale.
Shkup, 2 mars 2026 (MIA) - Kryetari i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trenbdafillov e braktisi mbledhjen e sotme të Këshillit ekonomiko-social, që u mbajt në Qeveri, për shkak të, siç kumtoi në profilin e tij në Fejsbuk, pakënaqësisë nga shuma e dakordimit të rrogës minimale.
"Sot, përmes derës së vogël tentuan të konstatojnë harmonizim të rrogës minimale për pothuajse 1.600 denarë, në çka LSM nuk ka mandat të marrë pjesë dhe e braktisi mbledhjen e KES-së. Është për keqardhje që Qeveria, punëdhënësit dhe sindikatat e tjera janë të qëndrimit të njejtë, e ai është rroga minimale vetëm ligjërisht të harmonizohet dhe të mos rritet. Për fat të keq, lufta vazhdon sërish në rrugë nga mesi i marsit", shkroi kryetari i Lidhjes së sindikatave, Sllobodan Trebdafillov, në "Fejsbuk".
LSM kërkon rritje të rrogës minimale në 600 euro dhe të gjitha rrogave të tjera për 100 euro.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot në konferencën për shtyp në Qeveri, pas mbledhjes së KES-së, deklaroi se rroga minimale do të rritet për 1.667 denarë në neto-shumë në pajtim me harmonizimin ligjor që bëhet në mars. Kjo do të thotë se punëtorët në prill do të marrin rrogë minimale për këtë shumë apo saktësisht 26.046 denarë në neto-shumë.
"Kjo është zgjidhje sistematike dhe ligjore, e cila parasheh rritje të rrogës minimale në pajtim me lëvizjet ekonomike, duke e mbrojtur standardin jetësor të punëtorëve dhe duke mbajtur llogari për ekonominë e shtetit tonë", tha Durmishi në konferencën për shtyp. ab/
Fotо: МIА arkivi