Tre lloje të maturës shtetërore - gjimnazistët do të kenë provime më 6 dhe 11 qershor, nxënësit e shkollave profesionale dhe artistike më 6 dhe 12 qershor
- Në pajtim me Ligjin e ri për arsim të mesëm, këtë vit maturantët do të kalojnë në tre provime të llojit përfundimtar - matura shtetërore, matura profesionale shtetërore dhe matura artistike shtetërore.
Shkup, 21 prill 2026 (MIA) - Në pajtim me Ligjin e ri për arsim të mesëm, këtë vit maturantët do të kalojnë në tre provime të llojit përfundimtar - matura shtetërore, matura profesionale shtetërore dhe matura artistike shtetërore.
"Në pajtim me atë se nga cila fushë vijnë, nxënësit ashtu edhe do të kalojnë në provime. për shkak se ekziston dallimi në lëndët e përgjithshme arsimore të mësimit gjimnazial, mësimit të mesëm profesional dhe mësimit artistik. Është më i vogël vëllimi dhe numri i orëve në shkollat profesionale dhe ato artistike dhe këtë radhë materialin që do ta kalojnë nxënësit do të jetë i adaptuar ndaj asaj që e kanë mësuiar gjatë katër viteve", deklaroi ministrja Vesna Janevska.
Ajo nuk pret të ketë kopjime duke cekur se vitine kalaur ka pasur shumë më pak, siç tha, kopjime apo tentime për t'u gjetur nxënësit gjatë kalimit të maturës.
"Kjo na inkurajon. Vetë promovimi i asaj se maturën ata duhet ta kuptojnë si përfundim të arsimit të tyre të mesëm, dhe jo si diçka të tmerrshme, si vlerësim i njohurive të tyre për jetë të mëtutjeshme, shkaktoi efekt. Por, gjithsesi, u punua edhe me vlerësuesit edhe me vëzhguesit, edhe vitin e kaluar edhe këtë vit, dhe unë jam thellësisht e bindur se edhe këtë vit do të jetë ashtu siç duhet", deklaroi ministrja Janevska para fillimit të ngjarjes së organizuar nga INOVA.

Sipas kalendarit të Qendrës shtetërore të provimeve (QSHP), e cila i organizon dhe kryen provimet eksterne, maturën shtetërore 2025/2026 gjimnazistët do t akalojnë më 6 qershor, për kur është caktuar testi në gjuhë angleze, gjuhë franceze, gjuhë gjermane, gjuhë ruse, gjuhë italiane, matematikë apo histori, ndërsa më 11 qershor do ta kalojnë provimin në gjuhë dhe letërsi amtare (gjuhë dhe letërsi maqedonase, gjuhë dhe letërsi shqipe, gjuhë dhe letërsi turke, gjuhë dhe letërsi serbe).
Nxënësit që do të kalojnë maturë shtetërore profesionale, provimin e parë intern do ta kalojnë, gjithashtu, më 6 qershor dhe do të zgjehdin mes testit për gjuhë angleze apo testit për matematikë. Provimin ekstern në gjuhë dhe letërsi amtare nxënësit e shkollave profsionale do ta kalojnë më 12 qershor.
Matura shtetërore artistike do të kalohet më 6 qershor (gjuhë angleze apo histori) dhe më 12 qershor - provimin në gjuhë dhe letërsi amtare (maqedonase, shqipe, turke përkatësisht serbe). ab/
Foto: МIА arkivi