Transparenca e vendimeve është çelës për besimin publik - konferencë për hapjen institucionale të Këshillit të prokurorëve publikë
- Pa nivel të lartë të hapjes institucionale opinioni nuk ka mundësi t'i kuptojë në mënyrë adekuate dhe t'i vlerësojë vendimet tona, theksoi prokurori shtetëror publik, Nenad Saveski në fjalimin e tij në konferencën "Transparenca si faktor kyç në punën e Këshillit të prokurorëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut", në organizim të Projektit "Mbështetje e BE-së për sundim të së drejtës".
Shkup, 6 maj 2026 (MIA) - Pa nivel të lartë të hapjes institucionale opinioni nuk ka mundësi t'i kuptojë në mënyrë adekuate dhe t'i vlerësojë vendimet tona, theksoi prokurori shtetëror publik, Nenad Saveski në fjalimin e tij në konferencën "Transparenca si faktor kyç në punën e Këshillit të prokurorëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut", në organizim të Projektit "Mbështetje e BE-së për sundim të së drejtës".
"Është fakt se raportet e deritanishme, edhe vendore edhe ndërkombëtare, për punën e Këshillit të prokurorëve publikë nuk dhanë vlerësime mjaft pozitive për transparencën institucionale. Kërkohet arsyetim më i mirë i vendimeve dhe veprimeve të cilat tek prokurorët publikë dhe tek opinioni publik do të krijojnë ndjenjën se po vendoset në bazë të kritereve të qarta dhe matëse dhe parimeve të paluhatshme. Por, gjithashtu, është fakt se në periudhën e fundit, Këshilli i prokurorëve publikë bëri hap të madh për ta përforcuar transparencën dhe të transformohet në institucion të hapur dhe llogaridhënës", theksoi Saveski.

Ai e theksoi rëndësinë e Strategjisë së sapomiratuar për transparencë të Këshillit të prokurorëve publikë si hap të rëndësishëm në atë drejtim.
"Nëse ekziston ndonjë sferë që duhet ta veçoj në të cilën konsideroj se mbështetja evropiane mund të japë efekte më të mëdha, për prolurorinë publike dhe për Këshillin e prokurorëve publikë, atëherë ajo është transparenca. Çdo mbështetje këtu për ne do të thotë përforcim i besimit publik si segment kyç për matje të suksesit të punës sonë", tha Saveski, duke shtuar se në mënyrë që të kalohet nga transparenca deklarative në atë thelbësore nevojiten edhe kushte, mjete, ekipim adekuat kadrovik me shërbime profesionale, por edhe përkushtim personal ndaj parimeve të transparencës.
Diskutimi në konferencë është i fokusuar në misionin e Këshillit në mbrojtjen e pavarësisë së prokurorëve publikë dhe në transparencën si faktor kyç në funksionimin e përditshëm të Këshillit të prokurorëve publikë. ab/
Fotо: PP