• петок, 21 февруари 2025

Trampi për Bi-Bi-Si: Rusia dëshiron paqe, ka përparësi për shkak të territoreve të pushtuara

Trampi për Bi-Bi-Si: Rusia dëshiron paqe, ka përparësi për shkak të territoreve të pushtuara

Uashington, 20 shkurt 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se Rusia ka “përparësi” në çfarëdo lloj bisedimesh paqësore për Ukrainën, sepse “ka pushtuar territor të madh”. 

Në intervistë për Bi-Bi-Si, Trampi tha se beson se Moska dëshiron fund të luftës, e cila filloi me pushtimin para gati tre vjetëve.

“Mendoj se rusët duan fund të luftës, me të vërtetë. Ata kanë përparësi të caktuar, sepse pushtuan territor të madh. Te ata janë kartat”, tha Trampi në bisedën nga aeroplani presidencial ‘Er Fors Uan’, derisa kthehej në Uashington nga samiti investues në Floridë.

Trampi e sulmoi presidentin ukrainas Volodomir Zelenski, duke e quajtur “diktator”, pasi Zelenski e akuzoi se “jeton në hapësirë të dezinformatave” të kontrolluara nga Moska. 

“Refuzon të mbajë zgjedhje. Popullaritetin e ka të ulët, si mund të jeni lartë në besim nëse çdo qytet u është shkatërruar?”, thotë Trampi.

Zelenski e vazhdoi mandatin e tij për shkak të gjendjes së luftës në Ukrainë, të shpallur pas pushtimit rus në shkurt të vitit 2022, që në mënyrë automatike e suspendoi mbajtjen e zgjedhjeve. 

Deklaratat e Trampit shkaktuan kritika nga liderët evropianë, në mesin e të cilëve kancelari gjerman Olaf Sholc, i cili i quajti “të rrezikshme” dhe “të gabuara”. 

Të martën, përfaqësuesit amerikanë dhe rusë zhvilluan bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta që nga fillimi i pushtimit, por Ukraina nuk u ftua. Trampi fajësoi Ukrainën për luftën, duke thënë: “Nuk duhet ta kishe nisur kurrë atë”. Mund të kishit bërë marrëveshje."

Zelenski reagoi menjëherë, duke e akuzuar Rusinë se “ka gënjyer” për bisedimet. “Me të gjithë respektin për Donald Trampin si lider... ai jeton në fluskë dezinformimi”, tha Zelenski. fc/

Fotografia: Arkivi

 

Остани поврзан