Trampi i vlerësoi gazetarët e Bi-Bi-Si si të korruptuar për shkak të montimit kontestues të fjalimit të tij
- – Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë në rrjetin e tij social Truth Social i vlerësoi gazetarët e rrjetit britanik televiziv Bi-Bi-Si si të “korruptuar” pas kumtesës për dorëheqjet e drejtorit të përgjithshëm dhe redaktores së programit informativ, të cilët ishin përfshirë në montim kontrovers të një prej fjalimeve të tij.
Uashington, 10 nëntor 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë në rrjetin e tij social Truth Social i vlerësoi gazetarët e rrjetit britanik televiziv Bi-Bi-Si si të “korruptuar” pas kumtesës për dorëheqjet e drejtorit të përgjithshëm dhe redaktores së programit informativ, të cilët ishin përfshirë në montim kontrovers të një prej fjalimeve të tij.
“Njerëzit më të lartë në Bi-Bi-Si, duke përfshirë edhe Tim Dejvi, të gjithë japin dorëheqje sepse ishin të përfshirë si ‘falsifikojnë’ fjalimin tim shumë të mirë (të përkryer) nga 6 janari. Falënderim për Telegrafin për zbulimin e këtyre ‘gazetarëve’ të korruptuar. Këta janë njerëz shumë të pandershëm të cilët bënë përpjekje të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale. Para së gjithash, ata janë nga një vend i huaj, vend të cilin shumë persona e vlerësojnë si aleatin tonë numër një. Çfarë gjëje e tmerrshme për demokracinë”, shkroi Trampi.
Aferën, të cilën të martën e zbuloi gazeta britanike Dejlli telegraf (The Daily Telegraph), ka të bëjë me një film dokumentar te emetuar një javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA më 5 nëntor të vitit 2024.
Bi -Bi -Si ishte akuzuar se ka montuar disa pjesë të fjalimit të Donald Trampit të mbajtur më 6 janar të vitit 2021, në atë mënyrë që dukej sikur u thotë ithtarëve të tij se do të marshojë me ata deri në Kapitoll që të “luftojnë si djaj”.
Drejtori i përgjithshëm i Bi-Bi-Si, Tim Dejvi dhe drejtoresha ekzekutive e lajmeve Debora Teries, dje dhanë dorëheqje pas kritikave se dokumentari i Bi-Bi-Si “Panorama” i ka hutuar shikuesit me montim të fjalimit të presidentit amerikan Donald Tramp. fc/